Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e familjarëve dhe mbrojtësve ligjorë të të zhdukurit Ervis Martinaj, të cilët kërkonin heqjen e sekuestros dhe lirimin e pasurive të tyre. Avokatët pretenduan se kërkesa ishte dërguar në gjykatë prej rreth dy vitesh, duke tejkaluar afatin ligjor prej një viti për shqyrtim.
Mësohet se pas shqyrtimit të çështjes, gjyqtari Erion Bani vendosi të lërë në fuqi masën e sekuestros, duke e cilësuar kërkesën e mbrojtjes si të pabazuar në ligj dhe në prova.
Ndër të tjera, gjyqtari Bani sqaroi se Prokuroria ka kompetencë të hetojë deri në dy vjet nga vendosja e sekuestros dhe se afati i kësaj mase është zgjatur ligjërisht dy herë, duke mbetur në fuqi deri në dhjetor të vitit 2025.
Sipas Gjykatës, masa e sigurisë hiqet vetëm nëse prokuroria dështon të kërkojë konfiskimin pas përfundimit të afateve të shtyra. Duke qenë se kërkesa për konfiskim është depozituar brenda afateve ligjore, Gjykata vlerësoi se nuk jemi në kushtet e shuarjes së masës për 34 pasuritë e sekuestruara që prej vitit 2023.
Procesi pritet të vijojë me seancën e radhës, ku me kërkesë të SPAK-ut do të merren në pyetje si dëshmitarë një grup personash që zotërojnë pronat e lidhura me Ervis Martinajn.
Lista e plotë e pasurive të sekuestruara
- Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
- 50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj
- Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
- Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
- Subjekti “Ervis Martinaj”
- Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
- Subjekti “Drenica Martinaj”
- Subjekti “V.K”
- Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
- 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
- Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
- Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
- Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
- Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
- Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
- Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
- Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
- Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
- Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
- Arë me sip.7 000 m2 në Patok
- Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2
- Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2
- Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2
- Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
- Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
- Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
- Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
- Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
- Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
- Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
- Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
- Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
- Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj. Llogari kursimi për fëmijë.





