Ndërsa Turqia juglidore prej më shumë se një jave tashmë po vuan pasojat e dy tërmeteve shkatërrimtarë që morën jetën e dhjetëra mijëra njerëzve, më në lindje të vendit, në Van, zona është përfshirë nga kushtet ekstreme të motit.
Sipas CNN Turk, temperaturat atje kanë arritur deri në -33,5 gradë celsius. Në atë zonë, e cila ndodhet në një lartësi 2050 metra mbi nivelin e detit, për shkak të motit të ftohtë kanë ngrirë pemët, përrenjtë dhe çatitë e shtëpive.
Megjithatë, në zonë janë regjistruar temperatura edhe më ekstreme, pasi në vitin 1990 aty është regjistruar temperatura më e ulët ndonjëherë në historinë e Turqisë, -46,4 gradë celsius.