Pas Jorgjit, edhe dy arbitra shqiptarë Juxhin Xhaja e Emanuela Rusta ngjiten në Kategorinë e Parë të arbitrimit të UEFA-s! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas Jorgjit, edhe dy arbitra shqiptarë Juxhin Xhaja e Emanuela Rusta ngjiten në Kategorinë e Parë të arbitrimit të UEFA-s! –

19:48 | 22/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Pas Enea Jorgjit edhe dy arbitra të tjerë shqiptarë janë promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë. Bëhet fjalë për arbitra Juxhin Xhaja dhe Emanuela Rusta, të cilët tani e tutje mund të gjykojnë ndeshje të nivelit më të lartë në kompeticionet europiane.

Një tjetër lajm i shkëlqyer dhe një sukses për arbitrimin shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, sepse tashmë do të kemi arbitra nga Shqipëria, të cilët marrin një vlerësim të tillë nga UEFA.

Kjo tregon edhe një herë rritjen e arbitrimit shqiptar dhe përfaqësimin në nivele të larta të skenës së futbollit europian e botëror.

Më konkretisht Xhaja dhe Rusta kanë tashmë të drejtën të arbitrojnë në ndeshjet e UEFA Champions League deri në ndeshjet eliminatore para grupeve si dhe në ndeshjet e UEFA Europa League e UEFA Europa Conference League, duke përfshirë edhe ato në grupe, ndeshjet e ekipeve kombëtare A gjatë fazave eliminatore.

Arbitrat e kategorisë së parë nuk mund të drejtojnë vetëm ndeshje të fazës finale të një kampionatit Europian apo kampionati Botëror.

Në dhjetor të vitit 2021 ishte Enea Jorgji ai që u përfshi në Kategorinë e Parë të arbitrave, ndërsa së bashku me Juxhin Xhajën (meshkuj) dhe Emanuela Rusta (femra) shkon në tre numri i arbitrave shqiptarë në këtë kategori.

Aktualisht, arbitri Juxhin Xhaja është i impenjuar në finalet e Kampionatit Europian për moshat U-21 qe ka nisur dy ditë më parë e që luhet në Rumani & Gjeorgji, ku do të jetë vetëm në rolin e arbitrit të 4-t, ndërsa në muajin korrik ai do të jetë prezent në finalet e Kampionatit Europian U-19, që do të zhvillohet në Maltë.

Tashmë të tre arbitrat kanë shansin, që duke punuar fortë me paraqitjet e tyre në Europë, të bëjnë të mundur promovimin brenda dy viteve në kategorinë më të lartë të arbitrimit “Elite”, që është edhe objektivi për të gjithë ata që fillojnë profesionin e arbitrit.

Read more

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive –

SPAK nuk ka sjellë asnjë provë –

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu –

Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent –

Të Lidhura

nga 27
13:07 | 22/12/2025
0

Janë mbajtur sot homazhet në Tiranë në nderim të Ismet Bellovës, zërit legjender komentimit të ndeshjeve të futbollit që u...

SPAK nuk ka sjellë asnjë provë –

SPAK nuk ka sjellë asnjë provë –

nga 27
12:41 | 22/12/2025
0

Ka nisur prej mëngjesit të sotëm seanca gjyqësore, në Gjykatën e Posaçme, për dosjen ‘Partizani’. Mësohet se avokatët e Berishës,...

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu –

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu –

nga 27
12:29 | 22/12/2025
0

Napoli dhe Bologna përballen në stadiumin universitar King Saud në Riad në finalen e Superkupës së Italisë (ora 20:00), në...

Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent –

Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent –

nga 27
12:09 | 22/12/2025
0

Pasditen e kësaj të hëne, Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë kombëtare, e cila pritet të sjellë bllokimin e...

Para
U përplasën me një masiv rëre, shpëtohen katër turistët italianë/ Detajet –

U përplasën me një masiv rëre, shpëtohen katër turistët italianë/ Detajet -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive –

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive –

13:07 | 22/12/2025
SPAK nuk ka sjellë asnjë provë –

SPAK nuk ka sjellë asnjë provë –

12:41 | 22/12/2025
Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu –

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu –

12:29 | 22/12/2025
Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent –

Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent –

12:09 | 22/12/2025
22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh! –

11:49 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive –
  • SPAK nuk ka sjellë asnjë provë –
  • Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu –
  • Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent –
  • 22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh! –
  • Mjegulla e dendur bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive –
  • SPAK nuk ka sjellë asnjë provë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com