Pas fruthit, mjekët japin alarmin për rrezikun që vjen nga variçela, apo siç njihet gjerësisht si lija e dhenve.
Sipas të dhënave, nga muaji Janar deri në Mars janë regjistruar vetëm në Tiranë 25 raste që janë trajtuar te Pediatria. Këto raste janë shoqëruar me komplikacione ndërkohë numri mund të jetë më i lartë.
Mjekët japin alarmin dhe këshillojnë të bëhet kujdes me fëmijët pasi çerdhet dhe kopshtet janë vendet ku përhapet më lehtë.