I ftohti polar po i lë vendin temperaturave më të ngrohta. Sipas MeteoAlb: Vijon tërheqja e masave ajrore me origjinë nga Poli i Veriut duke larguar gradualisht temperaturat shumë të ulëta nga vendi ynë. Përsa i përket motit në pjesën e parë të ditës mbetemi në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditë vranësirat kalimtare do të përfshijnë gjithë vendin tonë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 12°C.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...








