Parodia e futbollit… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Parodia e futbollit…

10:00 | 22/02/2017
në Opinion
0

Nga Saimir Demi

Nga një njësi matëse që kanë shpikur së fundi, por që sigurisht patentën e kanë ekskluzive dhe kështu, instrumenti që e tregon nuk është ende një prodhim serie, ka dalë, se futbolli që luhet tani është absolutisht më i bukuri i pas vitit 1990. Dhe janë matje të sakta fare, të cilat thuhet se vlerësojnë me saktësi edhe gjërat më të imta që syri i lodhur i ne tradicionalëve, nuk ka shanc t’i dallojë as me lupë. Ka mbetur vetëm që këtij “brandy” të ri europian t’i gjejnë një emër që nuk po munden, por një herë e quajnë kartolinë e një herë vitrinë, pra i janë afruar disi. Në fakt, ne e kishim nevojë imediate të braktisnim metodat anakronike të vlerësimit të bukurive të jetës dhe meqenëse nuk mundeshim, qoftë edhe për hir të moshës, na e ofruan falas këtë mrekulli të kohës, nëpërmjet zërave kumbues të komentatorëve dhe penave të holla të gazetarëve dixhitalë. Kështu që tani e dimë me saktësi, se që nga Lundra dhe deri në Lazarat e nga Qafa e Malit në Kurbin është krijuar një “Y” gjeografik kënaqësie se për herë të parë pas 27 vjetësh, po e përjetojmë me qeverinë e tanishme të futbollit. Ndërkohë që kryeministrin na e kanë thirrur për ta bërë ministër në UEFA (disi me rënie, por të mirët asnjëherë nuk i vlerësojnë realisht), ndërsa ne po i çojmë një fitues, si ata që dikur Niçja i ka portretizuar, pikërisht për të rimëkëmbur edhe ngrehinën europiane që për hir të së vërtetës, duhet thënë se ka mbetur me njësitë e vjetra matëse. Po ju ofrojmë me bujari një “Wind of Change” ore derdimenë…

Ku keni parë ju ndonjë herë, na pyeste Ylli Aga sa i ra goja, që vendi i parë dhe i parafundit (i referohej ndeshjes Teuta – Kukësi), të jenë pothuajse të barabartë në fushën e lojës? Në fakt, asnjë nuk kishte parë… ja ku na e futi edhe një tjetër kartolinë poshtë derës. Por, për të plotësuar këtë panoramë optimiste do të na duhej edhe një derby dhe ne sigurisht e kemi një të tillë. Me dhjetra e dhjetra tituj në fushë, ku në kuadratin e gjelbërt zbresin pasardhësit e legjendave, si Kalari e Sise… zonja e zotërinj, tani bota është e gjitha juaja. Veç të tjerave, për hir të formatit novator të kampionatit, deri tani e kemi mbajtur frymën tre herë, për të shijuar këtë madhështi të futbollit, madje na ka mbetur edhe fryma e fundit për fazën tjetër. Dhe sërish, si kurrë më parë në këto 27 vite, asnjë derbi nuk ka qenë normal. Të parin, dy skuadrat më të titulluara nga kryeqyteti e luajtën në Elbasan dhe të vetmit që u treguan spektakolarë ishin tifozeritë, të cilat udhëtuan për ta ndjekur qetësisht derbin në shtëpinë e huaj, ndërsa forcat e rendit u vunë në pozicion luftimi. Derby tjetër u luajt në dy ditë, pasi në “Selman Stërmasi” ikën dritat gjatë ndeshjes, për të mos ardhur më, megjithë pritjen e futbollistëve që u thanë nga i ftohti dhe të tifozëve sërish korrektë. Madje këta të fundit, jo vetëm që nuk u konfrontuan me njëri-tjetrin, megjithëse e kishin terrenin shumë të përshtatshëm, por edhe nuk u shanë pa drita, sepse ky qenka një rit që bëhet me qejf, vetëm duke e dalluar qartë kundërshtarin. Ndërsa derby-t të së hënës i mungonte gjysma e tifozëve, pasi bardheblutë e kanë bojkotuar në masë skuadrën. Drejtuesit e klubit të tyre u treguan aq të dobët, sa i hapën dyert e shtëpisë fqinjve dhe ata, nga inati ndërruan lagje. Ndërsa futbolli i luajtur la shumë për të dëshiruar, aq sa zhgënjeu edhe shpërndarësin e papërtuar të kartolinave, si dhe hamejtë e tjerë të reklamave optimiste. Por asgjë për t’u shqetësuar, pasi këto ndeshje ishin thjeshtë një keqkuptim, ndërsa ne me siguri do të kemi vitrina të tjera, për t’u parë e pispillosur. Gjithçka është e garantuar në këtë garë të përfaqësuar nga dhjetë qytete e fshatra, ku në fund, gjithmonë rrezikon vetëm Vlora.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Etiketa: “Selman Stermasi”derbyderdimenëfutbolliparodiasaimir demivitrinaWind of ChangeYlli Aga

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Konferenca për Kulturën/ Rama asnjë fjalë për betonizimin e gjetjeve arkeologjike në Durrës

Konferenca për Kulturën/ Rama asnjë fjalë për betonizimin e gjetjeve arkeologjike në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025
Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

19:10 | 21/12/2025
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

18:02 | 21/12/2025
Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

17:54 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –
  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –
  • “Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com