Pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve ka pasur sërish një përplasje në korridor mes kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe deputetit Gazment Bardhi.
Ky i fundit më herët kërkoi të ishte pjesë e mbledhjes, por nuk u pranua. Deputeti Bardhi bën pjesë te grupi i deputetëve të cilët u përjashtuan nga seancat për 10 ditë nga Komisioni i Etikës.
Teksa Lindita Nikolla dilte nga mbledhja e Konferencës së kryetarëve ku u prezantuar projekt-buxheti i vitit 2023, Gazment Bardhi i del përpara duke i thënë se duhet t’i vijë turp, pasi parlamenti nuk është pvilë e saj.
“Pse nuk u mbyllët atje 1 orë përpara. Kryetare i kujt është Parlamenti?”, iu drejtua ai Nikollës, teksa ajo po zbriste shkallët e Kuvendit.
Ndërsa kryetarja e Kuvendit tentoi të largohej dhe të futej në zyrën e saj nuk është lejuar.
“Dale një sekondë se nuk të gjen gjë. Parlament privat është ky?”, iu drejtua Bardhi, ndërkohë Garda ka ndërhyrë.
“Është Parlamenti i popullit”, iu kthyer Lindita Nikolla.
“Është Parlamenti i popullit, jo vila jote me lekët e korrupsionit. Dakord. Të të vijë turp!”, iu drejtua Gazment Bardhi.
Pas kreu i Grupit të opozitës i bllokoi rrugën, kryeparlamentarja nuk hyri në zyrë por u largua.