Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe të vazhdueshme me intensitet të ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonën e veriperëndimit, kryesisht në qarkun Shkodër, deri në orët e mesditës reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes, në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve. Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore në lartësitë mbi 1500 metër në verilindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 24m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-6 ballë.












