Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell dhe kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e pasdites vonë të herëpashershme dhe intensitet të ulët ndërsa hera-herës dhe në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave.
Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësitë mbi 400-500 metër, në lindje – juglindje në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Lokalisht në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në periudha afatshkurtra stuhi dëbore. Pas orëve të pasdites vonë parashikohet ndërprerje e reshjeve të shiut dhe dëborës në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës era pritet të fitoi shpejtësi deri 15 m/s.Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.








