Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me kthjellime, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e pasdites në ekstremin jugor me intensitet të ulët.
Më pas në orët e mbrëmjes në zonën e jugut dhe kryesisht jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.
The post Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026 appeared first on 27.








