Paralizë investimesh për vitin 2026, Qeveria nuk nxjerr asnjë qindarkë nga fondet e brendshme – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paralizë investimesh për vitin 2026, Qeveria nuk nxjerr asnjë qindarkë nga fondet e brendshme –

08:34 | 06/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

E rëndë në Korçë/ E mitura tenton t’i japë fund jetës për herë të tretë, shpëtohet nga fqinji –

Dy makina përplasen pranë Urës së Zogut, 4 të lënduar transportohen me urgjencë –

Nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar, nuk do ta harroj –

Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri –

Viti fiskal 2026 ka nisur me një paralizë të plotë të investimeve publike nga fondet e brendshme.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave për statistikat fiskale të janarit tregojnë se nuk është çelur asnjë lek për investimet nga fondet vendase, por vetëm 723 milionë lekë (7.3 milionë euro) nga të huajat. Ky është viti i pestë që qeveria nuk akordon asnjë fond nga fondet e brendshme për investime në janar.

Investimet publike këtë vit janë në rekorde historike dhe përfshijnë një shume prej 180 miliardë lekësh ose 1,8 miliardë eurosh. Në muajin janar u shpenzuan vetëm nga fondet e huaja 0.4% e programit vjetor të investimeve publike.

Kjo ecuri sinjalizon skenarin e përdorimit të buxhetit në fund -vit. Rregulli i pagesave ka devijuar tërësisht pasi gjysma e faturave të dhjetorit janë paguar në muajin janar. Pagesat ditore nga thesari tregojnë se përgjatë muajit janar shumica e alokimeve ka qenë për fatura të dhjetorit.

Arka e shtetit prej vitesh po vuan nga sindroma e dhjetorit. Gjatë gjithë vitit fondet e investimeve akumulohen si kaskadë ku miliarda lekë derdhen në mënyrë të papritur gjatë javëve të fundit të vitit.

Ky përqendrim i skajshëm i likuiditetit në fund-vit, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit pasi shpesh çon në uljen e cilësisë, si dhe krijon presione të panevojshme mbi kursin e këmbimit dhe inflacionin.

Edhe vitin e kaluar shpenzimet kapitale patën një përqendrim të lartë në dhjetor, ku u shpenzua më shumë se 41 për qind e fondit total.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave shpenzimet kapitale që përfaqësojnë investimet me fonde buxhetore arritën gjithsej 131,6 miliardë lekë (1,3 miliardë euro) me 2025, por gati gjysma e kësaj shume, 54.5 miliardë lekë u shpenzua gjatë muajit dhjetor. Fondet e çelura në dhjetor ishin gati 7 herë më të larta se mesatarja mujore nga janari në nëntor 2025.

Investimet publike janë zëri më i diskutueshëm buxhetor. Nga viti 2020 në 2025 qeveria ka çuar sistematikisht rreth 5-6% të PBB me një shifër totale për periudhën që i kalon të 6 miliardë eurot. Me këtë shumë të investuar vetëm pas pandemisë vendi duhet të kishte të përfunduar infrastrukturën bazë, sidomos akset kryesor rrugore, të kishte furnizim të rregullt me ujë etj, por në fakt shumë investime për shkak të cilësisë së dobët të punimeve janë kthyer në pikën zero.

Shirat e muajve të fundit kanë zhbërë investimet në rrugët e reja teksa qendra e vendit nga Tirana në Durrës thuajse po bëhet e pakalueshme./Monitor

Të Lidhura

E rëndë në Korçë/ E mitura tenton t’i japë fund jetës për herë të tretë, shpëtohet nga fqinji –

E rëndë në Korçë/ E mitura tenton t’i japë fund jetës për herë të tretë, shpëtohet nga fqinji –

nga 27
16:59 | 26/03/2026
0

Prej 5 muajsh, vijon saga e ngjarjeve në familjen Dhëmbi në lagjen nr.14 të qytetit të Korçës. Ditën e sotme,...

Dy makina përplasen pranë Urës së Zogut, 4 të lënduar transportohen me urgjencë –

Dy makina përplasen pranë Urës së Zogut, 4 të lënduar transportohen me urgjencë –

nga 27
16:42 | 26/03/2026
0

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Urës së...

Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar, nuk do ta harroj –

nga 27
15:07 | 26/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lëshoi ​​shigjeta të reja ndaj shteteve anëtare të NATO-s për qëndrimin e tyre ndaj luftës...

Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri –

Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri –

nga 27
14:39 | 26/03/2026
0

Edi Rama duket se ka zbuluar një “strategji” të re për të përmirësuar imazhin e Shqipërisë në sytë e investitorëve...

Para
Ngërçi për Presidentin/ Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme –

Ngërçi për Presidentin/ Vjosa Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E rëndë në Korçë/ E mitura tenton t’i japë fund jetës për herë të tretë, shpëtohet nga fqinji –

E rëndë në Korçë/ E mitura tenton t’i japë fund jetës për herë të tretë, shpëtohet nga fqinji –

16:59 | 26/03/2026
Dy makina përplasen pranë Urës së Zogut, 4 të lënduar transportohen me urgjencë –

Dy makina përplasen pranë Urës së Zogut, 4 të lënduar transportohen me urgjencë –

16:42 | 26/03/2026
Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar, nuk do ta harroj –

15:07 | 26/03/2026
Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri –

Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri –

14:39 | 26/03/2026
Akuzohen se kultivuan deri në 1.8 tonë kanabis në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit –

Akuzohen se kultivuan deri në 1.8 tonë kanabis në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit –

14:35 | 26/03/2026

Më Të Lexuarat

  • E rëndë në Korçë/ E mitura tenton t’i japë fund jetës për herë të tretë, shpëtohet nga fqinji –
  • Dy makina përplasen pranë Urës së Zogut, 4 të lënduar transportohen me urgjencë –
  • Nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar, nuk do ta harroj –
  • Një gotë raki për të harruar korrupsionin në Shqipëri –
  • Akuzohen se kultivuan deri në 1.8 tonë kanabis në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit –
  • Akuzohen se kultivuan deri në 1.8 tonë kanabis në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E rëndë në Korçë/ E mitura tenton t’i japë fund jetës për herë të tretë, shpëtohet nga fqinji –
  • Dy makina përplasen pranë Urës së Zogut, 4 të lënduar transportohen me urgjencë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com