Paradoksi/ Qeveria flet për rritje të ekonomisë, punësimi u tkurr me 20 mijë persona – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paradoksi/ Qeveria flet për rritje të ekonomisë, punësimi u tkurr me 20 mijë persona –

08:22 | 12/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Horoskopi për ditën ditën e sotme, 4 Mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026

Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi –

Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico –

Ekonomia e vendit u zgjerua me 3.5 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, por të dhënat e fundit nga anketa e INSTAT tregojnë se në qershor-shtator numri i të punësuarve në grup-moshën 15-64 vjeç ra me 19,561 persona në krahasim me të njëjtën periudhe të 2024.

Teksa punësimi ra, papunësia mbeti në vend-numëro e pandryshuar në krahasim me një vit më parë, duke sinjalizuar se, problemet kryesore lidhen jo me rritjen e personave që kërkojnë punë, por me tkurrjen e vetë forcës së punës.

Rënia e shpejtë e popullsisë po e bën të palexueshëm faktin se sa vende pune po hapen realisht nga zhvillimi ekonomik.

Duke analizuar të dhënat sipas grup-moshave shihet tkurrja më e fortë e numrit të të punësuarve është tek të rinjtë 15–29 vjeç mbi 11 mijë persona më pak të punësuar se një vit më parë.

Ky grup është ai që kontribuon më shumë në uljen e përgjithshme të punësimit dhe pasqyron se emigracioni i të rinjve vazhdon me ritme të larta. Edhe grup-mosha 30–64 vjeç ka pësuar rënie me mbi 8,500 persona, çka sugjeron se jo vetëm të rinjtë, por edhe punonjësit me eksperiencë po largohen nga tregu i punës, shpesh drejt emigracionit.

Krahas efektit demografik punësimi po ndikohet nga kriza që ka përfshirë sektorët me intensitet të lartë pune të tilla si industria dhe bujqësia. Shumë biznese, veçanërisht në sektorët që punësojnë numër të madh punonjësish si prodhimi fason po shkurton punonjës për shkak të falimenteve që po vijnë nga rënia e kërkesës në tregjet ndërkombëtare dhe humbjet e kursit të këmbimit.

Nga ana tjetër nën-sektorët e ndërtimit, shërbimet dhe aktivitetet sezonale kanë ulur ritmet e rekrutimeve për shkak të kostove në rritje dhe presionit të pagave.

Zhvillimet demografike mbeten problematike. Popullsia në moshë pune po zvogëlohet, numri i të rinjve që hyjnë në treg vazhdon të bjerë, ndërsa emigracioni mbetet i lartë.

Në një treg pune me më pak ofertë punonjësish, ulja e punësimit reflekton tkurrje të fuqisë punëtore. Në tremujorin e tretë 2025 forca e punës në moshën 15-64 vjeç ishte 1,150,656 persona ose 20,344 persona më pak se në të njëjtën periudhe të një viti më parë, me tkurrje -1.7%.

Në vendet e zhvilluara ulja e punësimit sjell automatikisht rritje të papunësisë, por në Shqipëri një pjesë e atyre që humbin vendin e punës nuk regjistrohen si të papunë sepse janë të gatshëm të largohen jashtë vendit, ose zgjedhin të mos jenë aktivë në treg deri sa të gjejnë kushte më të favorshme./ Monitor

 

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën ditën e sotme, 4 Mars 2026 –

nga 27
07:20 | 04/03/2026
0

Dashi Keni hyrë në një fazë më të kthjellët dhe më strategjike, ku reagimet impulsive zëvendësohen nga vizioni afatgjatë. Është...

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026

nga 27
07:18 | 04/03/2026
0

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe...

Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi –

Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi –

nga 27
23:30 | 03/03/2026
0

Jasir Asani ka lënë pas Iranin dhe luftën atje duke u larguar nga vendi i cili është përfshirë në konflikt...

Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico –

Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico –

nga 27
23:22 | 03/03/2026
0

Nuk ka mrekulli për Barcelonën. Katalanasit fituan 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit të Copa del Rey, por...

Para
Deputetët e opozitës më uruan suksese –

Deputetët e opozitës më uruan suksese -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën ditën e sotme, 4 Mars 2026 –

07:20 | 04/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026

07:18 | 04/03/2026
Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi –

Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi –

23:30 | 03/03/2026
Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico –

Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico –

23:22 | 03/03/2026
Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian –

Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian –

22:02 | 03/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën ditën e sotme, 4 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026
  • Jasir Asani më shpëtoi jetën në Iran, mbeta në rrugë i braktisur nga klubi –
  • Barcelona eleminohet nga Copa Del Rey, kualifikohet Atletico –
  • Në zjarr konsullata amerikane në Dubai, u godit nga një dron iranian –
  • “Të mblidhemi para Parlamentit”, Berisha shpall vendin e protestës së radhës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën ditën e sotme, 4 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com