Paradoks plehrash/ Burg kush rrëmon nëpër kazanë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paradoks plehrash/ Burg kush rrëmon nëpër kazanë

21:32 | 08/10/2016
në Shqiperi
0
Nje djale dhe nje vajze rome, duke mbledhur mbeturina ne disa kazane plehrash, prane Unazes se Madhe, ne Kopeshtin Botanik.

Nje djale dhe nje vajze rome, duke mbledhur mbeturina ne disa kazane plehrash, prane Unazes se Madhe, ne Kopeshtin Botanik.

Policia zhduk nga kazanët romët, egjyptasit, të varfërit që mbledhin kanaçe e bidona plastikë apo mbetje të tjera. Loja e pisët e qeverisë më ligjin e riciklimit të plehrave që garanton malet e larta me plehrat vendase në periferitë e qyteteve.

Pastrimi i qytetit ishte një ndër justifikimet, me të cilat kryeministri kërkoi të bindë qytetarët për importin e plehrave. Sipas kryeministrit importi do të forcojë industrinë, e cila do të menaxhojë më mirë plehrat brenda vendit.KAZANET E MBETURINAVE NE TIRANE - Nje djale dhe nje vajze rome, duke mbledhur mbeturina ne disa kazane plehrash, prane Unazes se Madhe, ne Kopeshtin Botanik.

Me pak fjalë synohet edhe pastrimi i qyteteve nga plehrat. Në të vërtetë e kundërta po ndodh. Ligji garanton importin e plehrave, ndërkohë që po ndalohet riciklimi i plehrave brenda vendit. Këtë e mundëson aksioni i përqendruar i policisë për të ndaluar ricikluesit e vegjël, të cilët i mbledhin plehrat në kazanët e vendosura kudo nëpër Tiranë. Vetëm në kryeqytet janë të identifikuar 3500 riciklues të vegjël që mbledhin nëpër kazanë. Nëse ata kapen nga policia duke mbledhur kanaçe, gjobiten, por nëse janë përsëritës plasen në burg.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Amarildo dhe Shpresa janë një çift rom që prej vitesh ushqejnë fëmijët e tyre duke mbledhur kanaçe nëpër kazanët e plehrave. I çojnë në fabrikat e riciklimit kundrejt një pagesë modeste që iu shërben për të mbajtur frymën gjallë. 27.al i ka ndjekur dy romët në një ditë pune të tyren, por ka qenë e pamundur t’i intervistosh apo t’i fortografosh. Sapo i drejton aparatin ikin me vrap. Ata thonë se ka ditë që policia duket shpesh nga kazanët e tyre dhe nuk i lë të qetë të punojnë. Një javë më parë policia i ka gjobitur me 30 mijë lekë.

Si ata janë rreth 3500 persona, kryesisht të komunitetit rom e egjyptian, por edhe të shtresave të varfra të periferisë së Tiranës. Me miratimin e ligjit të ri për riciklimin e mbetjeve, ata janë të parët që penalizohen. Ligji i ndalon ata të mbledhin në kazanë plehrash, pasi ndarja e mbetjeve supozohet të kryhet që në burim, pra qytetarët duhet t’i ndajnë plehrat në kategori dhe t’i çojnë në kazanë të ndara dhe kështu ato mbërrijnë të kategorizuara nëpër fabrikat e riciklimit. Por, kjo procedurtë nuk ndodh dhe duket se do të duhen vite të tëra të arrihet në këtë standard. Këtë punë të ndarjes së mbetejeve në burim e kanë kryer këta riciklues të vegjël prej vitesh në kryeqytet. Por, me sa duket nuk do të mund të vazhdojnë më. Përqendrimi i aksioneve të policisë për të arrestuar skamnorët riciklues është në funksion të ndaljes se mbledhjes së mbetjeve brenda vendit për t’i hapur rrugë importit të plehrave nga vendet fqinje.

Ky është një ndër problemet serioze të ligjit të shumëpërfolur për importin e mbetjeve në Shqipëri, pas të cilit me sa duket fshihet afera e importit të plehrave nga vendet fqinje drejt Shqipërisë.

Sipas kësaj logjike, në Shqipëri do të vijnë tonelata me plehra nga më të ndryshmet e nga vende të ndryshme ndërsa nëpër periferitë e qyteteve tona do të lartësohen malet me plehra. Sepse ricikluesit e vegjël nuk do të ekzistojnë më.

Nje djale dhe nje vajze rome, duke mbledhur mbeturina ne disa kazane plehrash, prane Unazes se Madhe, ne Kopeshtin Botanik.

Dy djem rom, te cilet kane mbledhur hekurishte per skrap ne disa kazane plehrash, prane Unazes se Madhe, ne Kopeshtin Botanik, nje dite para zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit.

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
“Po ky, or Çavo, qeka dora jon’…”

"Po ky, or Çavo, qeka dora jon'..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

16:33 | 24/02/2026
Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

16:21 | 24/02/2026
Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –

15:55 | 24/02/2026
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle –

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

15:27 | 24/02/2026
Dënohet 11 vjet burg kunati i Rezart Taçit –

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

15:11 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –
  • Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –
  • Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli –
  • Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –
  • Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com