U prezantua si takim për punët e bashkive, por në fakt, ishte një mbledhje në kuadër të fushatës elektorale, që Rama e ka filluar 1 vit para. Një nga kërkesat që lidhet me punën e patronzhisteve të PS-së janë adresat.
“Një pikë e rëndësishme është puna për të finalizuar sistemin e adresave, duke kërkuar të gjithë ju të angazhoheni shumë seriozisht në atë pjesë të punës që takon bashkive. Finalizimi do angazhimin e individëve dhe në pikat e planitë të punës do të ketë një pikë për penalitet për ata që nuk bashkëpunojnë me pushtetin vendor për t’u bërë pjesë e sistemit të adresave”, tha ai.
Adresat jane një refren i vjetër gjithmonë para zgjedhjeve. Të dhënat e qytetarëve përdoren më pas për të organizuar fushatën me ushtrinë patronazhistëve.
gijotina.com/








