Paqartësi për vaksinën e Coronës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Paqartësi për vaksinën e Coronës

12:07 | 26/10/2020
në Bota, Kryesore
0

Vaksinë për Coronën që këtë vit? Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn e uli euforinë. Edhe nëse ka një vaksinë në fillim të vitit 2021, vaksinimi do të zgjasë me vite.

Tingëllon si premtim i shumëpritur në kohët e rritjes së vazhdueshme të infektimeve: Një vaksinë kundër virusit Corona që këtë vit! Këtë e njoftoi së fundmi gazeta gjermane “Bild”. Gazeta është bazuar në të dhëna të ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn, vetë ndërkohë i infektuar me Corona. Në fillim të javës së kaluar, ministri paska bërë të ditur, se firma e Manzit, BioNTech është pak para marrjes së lejes për vaksinën. Vetëm pak orë më vonë u hodh poshtë ky njoftim nga zëdhënësi i Jens Spahn. Në një intervistë me revistën „Spiegel”, Spahn thotë, se ai e pret vaksinën për popullin gjerman kundër COVID-19 në fillim të vitit të ardhshëm. Mund të jetë fillimi i janarit, ndoshta shkurti apo marsi, apo më vonë.

Lodhja nga pandemia dhe shpresa për normalitet

Një vaksinë për pak javë apo muaj? Të festosh festat e fundvitit pranë familjes i sapovaksinuar dhe pa shqetësim? Apo në verën e ardhshme të shkosh për pushime pas vaksinimit? Përqafime me miqtë? Të gjithë këto përfytyrime i elektrizojnë gjermanët, që gjithnjë e më shumë  janë të nervozuar me kufizimet, infektimet në rritje apo një lockdoën të ri.

Berlin | Pressekonferenz zu Pflege und Corona: Jens Spahn (Kay Nietfeld/dpa/picture-alliance)Jens Spahn

Sipas “Bild” do të fillojnë përgatitjet në të gjithë Gjermaninë për vaksinimin. Për këtë do të ngrihen qendra vaksinimi në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar landeve brenda dy javësh të përcaktojnë vendet, ku do të ngrihen qendra e vaksinimit, thotë më tej gazeta. Vetëm kështu mund të arrihet një vaksinim i shpejtë i popullsisë. Qendrat e vaksinimit janë të nevojshme pasi vaksina duhet ruajtur në një temperaturë minus 78 gradë dhe pastaj të ofrohet. Zëdhënësi i ministrit të Shëndetësisë pas këtij raportimi të “Bild” sqaroi: Mes landeve dhe federatës po zhvillohen aktualisht negociata. Hedhje poshtë e lajmit kjo nuk është, se për të ka tjetër përzgjedhje fjalësh.

Jeta me virusin

Një shpim, një leukoplast dhe Corona do të kthehet në kujtim? Kështu nuk ka për të ndodhur, thonë ekspertët. Presidenti i Shoqatës Botërore të Mjekëve, Frank Montgomery i përgatit njerëzit për një rrugë të gjatë. “Ne duhet të jetojmë me vite me virusin dhe duhet të vazhdojmë të ruajmë distancën, të mbajmë maskën apo të lajmë duart”, këto kanë për të qenë për një kohë të gjatë të rëndësishme. Montgomery nuk mendon se vaksina do të jetë kaq shpejt gati për të gjithë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH pret mesin e vitit të ardhshëm. “Por deri sa të vaksinohet e gjithë popullata, do të zgjasë dy ose tre vjet,” është i mendimit Montgomery. “Për një vaksinim menjëherë për të gjithë nuk as doza të mjaftueshme dhe as personal të mjaftueshëm.”

Vaksinimi zgjat me vite

Niederlande Utrecht Coronatest (picture-alliance/dpa/R. Utrecht)

Ish-zëvendëskryetari i Këshillit të Ekspertëve për Shëndetin që konsulton qeverinë gjermane, Matthias Schrappe tha për gazetat e grupit mediatik „Funke Mediengruppe”, se edhe ai pret që një fushatë vaksinimi të zgjasë disa vite. Në një llogaritje të grupit të ekspertëve, do të vaksinohesin 60 milionë vetë. Nëse në një ditë do të jepeshin 60.000 milionë dota, atëherë vaksinimi do të zgjaste 1000 ditë. „Pra katër vjet”, thotë mjeku. Madje kjo llogaritje është shumë optimiste, thotë ai. Programet e vaksinimit në të shkuarën si kundër lisë apo poliomelitit kanë zgjatur me dekada. „Ky është një proces i komplikuar shoqëror”, thotë Schrappe. Madje edhe gjetja e një konsesusi, se kush duhet të vaksinohet më parë nuk është e lehtë, thotë ai. „Këtë nuk mund ta vendosin mjekët, por duhet ta rregullojë politika.”

Komisioni Europian rekomandon që shtetet anëtare të trajtojnë disa grupe të caktuara se kush do të marrë vaksinën i pari. Për shkak se në fillim ka një sasi të vogël vaksinash, duhet të vaksinohet personeli mjekësor, personat mbi 60 vjeç, të sëmurët dhe personat me disavantazhe sociale. Këto parime do të duhet të zbatohen edhe në Gjermani, nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se po „punohet për një koncept priorizimi”. Nuk do të ketë një detyrim për vaksinim.

Pak kohë më parë, ministri Jens Spahn u shpreh që njerëzit të vaksinohen kundër gripit në këtë sezon vjeshte e dimri. Por disa klinika në Gjermani që tani njoftojnë, se nuk kanë më vaksina në dispozicion. Ekspertët janë të mendimit se ngushtica në furnizime mund të ketë edhe me vaksinën e ardhshme të Coronës. Në intervistë me „Spiegel”, Jens Spahn i uli shumë tonet optimiste për një fund të shpejtë të krizës së Coronës. “Natyrisht do të ishte më e mirë, një vaksinë do pengonte infektimet e reja.” Por do të ishte fitore, edhe sikur ajo ta zbuste sëmundjen.”/DW

Read more

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

Etiketa: gazeta gjermane “Bild”Jens SpahnMinistri gjerman i ShëndetësisëVaksinë për Coronën

Të Lidhura

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

nga 27
23:10 | 23/12/2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend...

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

nga 27
22:36 | 23/12/2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në emisionin “Studio24” nëNews24, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe...

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

nga 27
22:22 | 23/12/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24 ka folur në lidhje me zhvillimet që...

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

nga 27
22:10 | 23/12/2025
0

Partia Demokratike i ka shtrirë dorën të gjitha partive politike opozitare të bashkohen në protestat që sapo kanë nisur për...

Para
Instituti i Shëndetit Publik: Ja mitet dhe faktet rreth koronavirusit

Studimi i “The Lancet” për sistemin shëndetësor, ja ku renditet Shqipëria

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

“U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –

23:10 | 23/12/2025
Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

22:36 | 23/12/2025
Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –

22:22 | 23/12/2025
“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

“Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –

22:10 | 23/12/2025
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

21:52 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –
  • Zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit/ Noka pranon fajin për firmat e PD-së: Kemi kërkuar ndjesë… –
  • “Pyetni këto parti, pse nuk bashkohen me ne?” Flamur Noka pranon dështimin e PD për krijimin e frontit opozitar –
  • Ku është Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –
  • Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati Maks Haxhia mohon arratisjen dhe tregon vendndodhjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “U kthyen nga protesta dhe përjashtuan Salianjin”, Sula kritik me PD: Nuk bën sens –
  • Në vend të bjerë qeveria, ka rënë opozita… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com