Muret e godinës së Kryeministrisë janë “veshur” me mesazhe të projektuara nga protestuesit.
Drejt godinës janë projektuar mesazhet “Rama ik”, “papunësi” “drogë”, varfëri” duke simbolizuar kësisoj të gjithë qeverisjen e kryeministrit Rama.
Ndërkohë protestuesit dhe qytetarët e shumtë kanë synuar rrethimin nga të gjitha anët të kryeministrisë, por gazi i hedhur nga forcat policore i ka detyruar të shpërndahen.