Një pallat në Ulzë është përfshirë nga zjarri. Mësohet se ngjarja ndodhi pak çaste më parë. Mësohet se vatra e zjarrit ka rënë në katin e tretë të pallatit, në të cilin jetonin inxhinierë turq, që punojnë në hidrocentralin e Ulzës.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se personat që jetonin në këtë apartament, kanë lënë një ngrohëse ndezur, duke shkaktuar zjarrin, ku flakët po kërcënojnë edhe katin e dytë.
Bëhet e ditur se një zjarrfikëse nga Burreli është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa flakët rrezikojnë edhe dy katet e tjera.
/balkanweb/