Të shtënat me armë zjarri kanë terrorizuar banorët e zonës dhe turistët në Radhimë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli në zonën e Radhimës, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se një person ka qëlluar ndaj policisë. Deri tani nuk raportohet për persona të plagosur.
Policia ka rrethuar zonën dhe vijon aksionin për të arrestuar personin që hapi zjarr ndaj bluve. Kjo është herë e dytë në pak javë që ngjarje të tilla sjellin frikë dhe panik te turistët në jug, pasi në Dhërmi në datë 8 qershor pati disa të shtëna me armë në një disko, pas një sherri mes disa personave.