Një makinë është përfshirë nga flakët ndërsa ka qenë duke lëvizur në autostradën Fier-Vlorë. Sipas dëshmitarëve, shoferi ka vënë re një re tymi që dilte nga pjesa e përparme dhe më pas ka ndaluar makinën tip “Benz” në anë të autostradës dhe është larguar menjëherë.
Flakë të mëdha e kanë përfshirë menjëherë automjetin duke e djegur plotësisht. Policia është njoftuar për ngjarjen, ndërsa në vend ka shkuar edhe një zjarrfikëse. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i zjarrit por dyshohet për një defekt në motor. Video është publikuar nga JOQ.