Deputetja Oriola Pampuri ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale mbi deklaratën e bërë publike në emër të Grupit Parlamentar të PD-së.
Pampuri shkruan se nesër, Partia Demokratike ka zgjedhje dhe ky është një vendim i miratuar nga kryesia dhe këshilli kombëtar, mendimet dhe qëndrimet kundër mbajnë emër dhe mbiemër të çdo deputeti, por mllefet kolektive, nuk mund t’i atribuohen grupit parlamentar.
Deputetja, e cila mbështet linjën e Lulzim Bashës në PD-në e vulës, e konsideron të tepërt faktin se disa ligjvënës, flasin në emër të grupit, ndërkohë që nuk janë të pranishëm të gjithë deputetët.
Reagimi i Pampurit
Si Zëdhënëse e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dua të theksoj se;
Deklarata në emër të grupit parlamentar, pa dijeninë anëtarëve të grupit nuk gëzojnë vërtetësi.
Nxitimin për të ndërmarrë hapa antistatutorë nuk ndihmon askënd, dhe nuk e legjitimon asnjë vendim. Kjo duhet të marrë fund. Individualisht deputetë të grupit mund të shprehin mendime e qëndrime, por të flitet në emër të grupit, pa pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve është e tepërt.
Nesër, Partia Demokratike ka zgjedhje dhe ky është një vendim i miratuar nga kryesia dhe këshilli kombëtar, mendimet dhe qëndrimet kundër mbajnë emër dhe mbiemër të çdo deputeti, por mllefet kolektive, nuk mund t’i atribuohen grupit parlamentar.
Partia Demokratike është e demokratëve, deputetët janë njerëz me dinjitet e integritet, dhe në asnjë moment nuk mund të shndërrohen në tabele qitje për të shfryrë mllefet e frustrimet e brendshme të askujt, apo për të mbrojtur interesat personalë të dikujt.
The post Pampuri kundër Grupit të PD: Boll me mllefe kolektive… appeared first on 27.










