Pamje horror në Morgun e Tiranës, trupa të dekompozuar prej tre vitesh – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pamje horror në Morgun e Tiranës, trupa të dekompozuar prej tre vitesh –

22:35 | 04/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Një skandal i rëndë u denoncua sonte për Morgun e Tiranës, ku trupa të pajetë ndodhen në atë institucion prej tri vitesh. Nëpërmjet pamjeve, emisioni “Fiks Fare” solli gjendjen e brendshme të Morgut, atje ku mbahen kufomat. Por, më skandalozja ishte se dy nga tri frigoriferët ku mbaheshin trupat nuk funksiononin, duke sjellë dekompozimin.

Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën informacione se gjendja është tejet e vështirë. Vonesat në procedurat e hetimeve dhe identifikimeve kanë sjellë që ato trupa të dekompozohen. Pamjet janë me të vërtetë horror. Mësohet se në morg janë 3 frigoriferë me një kapacitet prej 24 kufomash. Por, në momentin që Fiksi siguroi pamje, në atë institucion ndodheshin 27 kufoma.

Redaksia siguroi edhe një listë të të gjithë personave që kanë ndërruar jetë dhe janë të paidentifikuar. Trupat janë që prej vitit 2020, 2021, 2022 dhe të vitit 2023. Sipas kësaj liste, data më e largët është 26 prill 2020, ku në Morgun e Tiranës ka shkuar një trup i pajetë, ende i paidentifikuar. Më pas, në fund të 2020-ës, një tjetër trup i pajetë ka shkuar në morg. Lista vijon me 3 viktima në vitin 2021.

Më pas, me 13 kufoma në vitin 2022, midis të cilëve edhe një bebe, që ende ndodhet në morg. Në këtë vit kanë humbur jetën disa shtetas të huaj, disa të identifikuar dhe të tjerë jo. Po në vitin 2022, në morg ka shkuar edhe një trup i pajetë i një femre. Sipas Morgut të Tiranës, ky trup ka ardhur nga spitali i burgut. Trupat e tjerë kanë shkuar në IML në vitin 2023.

Pas këtyre informacioneve, bashkëpunëtorët e Fiksit kanë shkuar brenda Morgut dhe kanë filmuar këto trupa të pajetë. Problemi më i madh ishte se, nga 3 frigoriferët aktualë, vetëm 1 ishte në gjendje të plotë pune. Një frigorifer, brenda të cilit ndodheshin disa trupa të pajetë, nuk punonte. Në pamje dukej se përgjegjësit e Morgut i kanë vendosur një etiketë “MOS E HAP, NUK PUNON!”.  Frigoriferi i tretë herë punon e herë nuk punon. Në pamje duket se frigoriferi ka shkrirë. Dhe, brenda tij ka sërish trupa të pajetë!

Kufomat ishin vendosur sipër njëri – tjetrit. Më skandalozja, trupat e pajetë kanë filluar të dekompozohen. Janë më tepër sesa kapaciteti. Dy trupa të tjerë ndodheshin në tavolinat e autopsisë dhe jashtë frigoriferëve prej disa kohësh.

Pas pamjeve horror, Fiksi tentoi të marrë informacion te Morgu i Tiranës për këtë gjendje. Gazetarët kërkuan drejtuesit për t’i intervistuar, por askush prej tyre nuk pranoi. Në pamundësi, Fiksi depozitoi një kërkesë për informacion, ku iu drejtua me disa pyetje: “Përse po mbahen më shumë kufoma sesa kapaciteti? “1 nga 3 frigoriferët nuk punon dhe trupat janë dekompozuar. Çfarë masash ka marrë IM për këtë problematikë?”

Pas disa ditësh, IML-ja na ktheu një përgjigje se të gjithë trupat e pajetë që ndodhen në Morgun e QSUNT, është komunikuar me institucionet përkatëse për të kryer procedurat e varrimit. “Të dhënat për kufomat që ndodhen në ambientet e Morgut janë subjekt i prokurorisë dhe nuk mund të jepen të dhëna personale të trupave të pajetë. Kapaciteti i frigoriferëve kufoma-mbajtës është 24 vende. Në morg administrohen trupat e pajetë që vijnë nga disa spitale dhe mos tërheqja e kufomave ka bërë që të ketë mbingarkesë në frigoriferët kufomë-mbajtës”, thuhet në përgjigjen e IML-së.

Më tej, pohon se me shkresën urgjent të datës 24 mars 2023 i janë drejtuar Spitalit Universitar të Traumës dhe me shkresën po urgjent i janë drejtuar në 6 qershor 2023 Spitalit Shefqet Ndroqi. “I kemi drejtuar Spitalit të Traumës rikërkesë për bashkëpunim dhe deri më tani jemi në pritje të një përgjigje. Instituti i Mjekësisë Ligjore ka parashikuar për të blerë 3 frigoriferë të rinj për vitin 2023. Tenderi është zhvilluar dhe shumë shpejt do të bëhet lëvrimi i mallit” thuhet në përgjigje.

Më tej sqarohet se kufomat që ndodhen aktualisht në Morg nuk janë varrosur pasi asnjë familjar nuk është interesuar deri më tani për tërheqjen e trupit dhe varrimin e tyre. “I jemi drejtuar prokurorive përkatëse ku ka ndodhur kjo ngjarje, për të marrë leje varrimi. Për rastet që kemi marrë lejen e varrimit i jemi drejtuar bashkive përkatëse. Për kufomat që ndodhen aktualisht në morg procedurat janë në proces. Deri më tani janë kryer 16 varrime nga bashkitë. Identifikimi i kufomave është tagër i policisë. Trupat mbahen deri në mbylljen e hetimeve nga prokuroria. Nëse nuk ka të afërm, kujdeset bashkia përkatëse për varrimin e këtyre shtetasve”, përfundon Instituti i Mjekësisë Ligjore, duke konfirmuar pamjet dhe informacionet e “Fiks Fare”.

Read more

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

Të Lidhura

nga 27
23:26 | 12/03/2026
0

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

nga 27
23:10 | 12/03/2026
0

Në mbrëmje u luajtën ndeshjet e radhës në Europa League. Barazim 1-1 ndërmjet Celta Vigos dhe Lyon, në sfidën e...

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

nga 27
22:32 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku një i moshuar,...

Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

nga 27
21:52 | 12/03/2026
0

Pastrimi i parave në ekonominë shqiptare po zhvendoset nga modelet sporadike drejt arkitekturave të qëndrueshme dhe më të sofistikuara. Në...

Para
Flamuri amerikan ndriçon ndërtesën e Presidencës dhe Kuvendin e Kosovës –

Flamuri amerikan ndriçon ndërtesën e Presidencës dhe Kuvendin e Kosovës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –

23:26 | 12/03/2026
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

23:10 | 12/03/2026
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

22:32 | 12/03/2026
Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

21:52 | 12/03/2026
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri) –

21:30 | 12/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –
  • Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –
  • Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –
  • Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –
  • Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri) –
  • Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –
  • Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com