Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, duke folur përpara protestuesve tha se kjo qeveri po përdor forcat policore speciale kundër qytetarëve shqiptarë.
Paloka u shpreh se Edi Rama është fajtori pse Shqipëria u mbush me drogë, pse rinia ikën dhe pse vendi është sot në një krizë të thellë institucionale dhe politike.
“Kjo qeveri ka kthyer Forcat Speciale kundër popullit shqiptar, kundër protestuesve në Astir dhe kudo ku protestohet kundër zullumit të kësaj qeverie. Në këtë parlament ndodhen kriminelë dhe hajdutë të Shqipërisë. Edi Rama është fajtori pse Shqipëria u mbush me drogë, pse rinia ikën dhe pse vendi është sot në një krizë të thellë institucionale dhe politike. Policët e ndershëm të bashkohen me qytetarët, të bashkohen me ata që rezistojnë dhe jo me krimin dhe bandën në qeverisje. Bandat e hashashit janë në qeverisje dhe qytetarët do të rezistojnë. Kjo rrugë e jona nuk ka më kthim pas”, tha Paloka.