Pak para protestës kombëtare, Kryedemokrati mbërrin në selinë e PD-së. Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë kombëtare këtë të hënë në orën 18:00 përpara Kryeministrisë.
Qindra efektivë të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar pranë Kryeministrisë në kuadër të masave të sigurisë të marra për shkak të protestës kombëtare që Partia Demokratike ka thirrur në orën 18:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 1300 mësohet të jetë numri i forcave blu që janë gati ne terren në kuadër të tubimit e demokratëve.
Përballë godinës së qeverisë është ngritur podiumi ku pritet të flasin eksponentët e Partisë Demokratike dhe pjesëmarrës të tjerë në proteste.
gijotina.com/










