Kiara Tito dhe Luiz Ejlli i kanë dhënë fund diskutimeve mes tyre, duke u pajtuar.
Ata kanë zhvilluar një diskutim në oborr vetëm për vetëm, duke sqaruar keqkuptimet mes tyre. Në fund të bisedës, Kiara e përqafoi Luizin dhe madje i dha një puthje.
Nga ana tjetër, këngëtari i premtoi moderatores që nuk do e bëjë më veprimin që bëri ndaj saj për provën e javës së kaluar.
Çifti patën një ftohje në marrëdhënien e tyre, për shkak se Luizi e bllokoi atë te lavamani për të fituar provën e javës dhe janë përfshirë nga debate të ashpra me njëri-tjetrin.