Pa mbyllur dosjen në SPAK, Leonard Hide i Libohovës i firmos pa garë 352 MLN lekë Ylli Senkës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pa mbyllur dosjen në SPAK, Leonard Hide i Libohovës i firmos pa garë 352 MLN lekë Ylli Senkës

14:27 | 31/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i Bashkisë Libohovë, Leonard Hide sfidon SPAK-un duke vazhduar veprimet dhe mosveprimet abuzive në dëm të arkës së shtetit. Ndërkohë që është i akuzuar për lidhje me “fermerët” e kanabisit dhe shpërdorim detyre, Hide shkel ligjin e prokurimeve pa u trembur fare.

Për më tepër, këtë herë Hide po luan me fondet e arsimit. Më datë 17 shtator 2024, Bashkia Libohovë ka shpallur “garën” për tenderin me objekt “Rikonstruksion i ambienteve sportive dhe shkollës Nepravisht” , e cila qëndroi e hapur deri më datë 7 tetor 2024.  Gjatë kësaj kohe u dorëzuan 3 oferta, ku bashkimi i operatorëve “EUROBETON” SH.P.K & “INA” SH.P.K me  ofertë  235 milionë lekë dhe BOE “TEA-D” SHPK & “COGREN” SHPK &; “AIDA CONSTRUCTION” SHPK me ofertë 256 milionë lekë, plotësonin kriterin për ofertën më ekonomike.

 

Read more

Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –

S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt –

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë –

Monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro –

Mirëpo, të dyja këto bashkime operatorësh janë skualifikuar për shkak se kompanitë  kanë mungesë dokumentacionesh.

Kështu, “Eurobeton” paska bërë gabim aritmetik në përllogaritjen e fondit rezervë!

Ndërsa “Tea-D” nuk ka ngarkuar bilancin ekonomik të vitit të fundit. Ne e kontrolluam në QKB dhe rezulton që kompania i ka dorëzuar pasqyrat financiare të të gjitha viteve përfshirë vitin 2023. Po ashtu edhe AIDA CONSTRUCTION , i ka dorëzuar të gjitha bilancet. Pra, komisioni i Hides, thjesht nuk ka pasur vullnetin që ta rregullojë këtë mangësi përmes komunikimit me operatorët.

Ndërsa operatori COGREN (Ish ELKRI&Co) është skualifikuar sepse licencën e ka në emrin Elkris&Co dhe jo COGREN. Kjo është e njëjta kompani, që ndryshimin e emrit e ka bërë në QKB, që është i vetmi institucion që regjistron bizneset. A mund të komunikohej me operatorin ekonomik? Nëse e ke në plan të favorizosh një tjetër kompani, e skualifikon këtë firmë me këtë justifikim: “ndryshon emri në dokumentin e licencës”. Nëse qëllimi i tenderit është të kontraktohet oferta më ekonomike, atëherë i kërkohet operatorit t’iu çojë fizikisht dokumentin, edhe sikur sistemi online të ketë probleme.

Me këto manovra “teknike” Hide ia ka pastruar rrugën  firmës “SENKA” SHPK, në pronësi të Ylli Senkës.

Në këtë mënyrë jo ligjore me datë  25 tetor 2024 është publikuar kontrata e dhënë praktikisht pa garë. Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Nuk u investua kurrë!

Si në çdo rast tjetër kur kryebashkiakët tanë bëjnë propagandë se po investojnë në shkolla, ne kemi një pyetje; Pse pikërisht tani para zgjedhjeve dhe në mes të sezonit shkollor?

Në dokumentet e tenderit thuhet se “Shkolla ekzistuese ka mungesë të klasave për të kryer mësim. Në shkollë mungojnë laboratorët e mirëfilltë dhe mësimdhënia bëhet në klasa të sajuara. Shkolla nuk ka palestër të mbuluar. Shkolla është tepër e vogël dhe për te plotësuar nevojat e shkollës me klasa dhe me parametra bashkohore është e domosdoshme rikonstruksioni i shkollës. Sipërfaqja e rikonstruksionit është 470 m². Objekti ekzistues është i amortizuar. Që nga koha e ndërtimit i janë bërë ndërhyje të pjesshme në suvatime. Mbulesa është me çati, e cila është e amortizuar dhe lejon futjen e lagështirës në ndërtesë. Muret ndarëse te ambienteve dhe perimetral janë me tulla te plota. Ngrohja nuk ekziston dhe me herët ajo behej me soba te cilat janë te amortizuara dhe disa oxhakë janë bllokuar”, thuhet në dokument.

Pra, nëse gjendja e shkollës është kaq skandaloze, përse nuk ka ndërhyrë më parë kryetari Hide? Objektet shkollore kanë fonde të caktuara për mirëmbajtjen. Ku kanë shkuar këto para?

Dosja penale e Hides

E pritshme kjo situatë për aq kohë sa institucionet tona lejojnë të vazhdojë punën një kryebashkiak i cili është akuzuar nga SPAK për lidhje me kultivuesit e kanabisit në Gjirokastër.

Më 16 tetor të këtij viti KQZ vendosi të  lejojë vijimin e mandatit të Leonard Hides, edhe pse prej kohësh SPAK ka ngritur një akuzë ndaj tij dhe e ka nën hetim.

 

Hide është nën hetim dhe akuzë nga SPAK për “shpërdorim detyre”, për periudhën kur ishte shef i Krimeve në Gjirokastër, për 5 episode në vitin 2021, në lidhje me parcelat e drogës të mbjella në zonën administrative që mbulonte atëkohë, por meqë është në fazë hetimi ende dhe nuk ka vendim fajësie nga GJKKO,

Aktualisht, dosja është në SPAK, pasi Prokuroria e Gjirokastrës më 12 Qershor 2023 shpalli moskopetencën e saj, pasi Hide fitoi zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, duke u  zgjedhur kryetar i bashkisë së Libohovës.

Epo, i paska mirë punët Libohova!

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Të Lidhura

Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –

Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –

nga 27
09:17 | 20/12/2025
0

Ka nisur fluksi i parë i pasagjerëve në Portin e Vlorës, ku shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në emigrim...

S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt –

S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt –

nga 27
08:59 | 20/12/2025
0

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt...

Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë –

nga 27
08:51 | 20/12/2025
0

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e...

Monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro –

Monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro –

nga 27
08:41 | 20/12/2025
0

Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.9 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro do...

Para
Vlora përmbytet, drejtori i Ballukut shpenzon 250 MLN lekë për matësa, tenderi pa garë

Vlora përmbytet, drejtori i Ballukut shpenzon 250 MLN lekë për matësa, tenderi pa garë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –

Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –

09:17 | 20/12/2025
S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt –

S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt –

08:59 | 20/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë –

08:51 | 20/12/2025
Monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro –

Monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro –

08:41 | 20/12/2025
Horoskopi ditor , e Shtunë 13 dhjetor 2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 20 Dhjetor 2025 –

08:29 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –
  • S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt –
  • Njihuni me parashikimin e motit për këtë të shtunë –
  • Monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro –
  • Horoskopi ditor, e Shtunë 20 Dhjetor 2025 –
  • Prisni vendimin e Kushtetueses! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –
  • S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com