Policia holandeze vjen me një risi që vjen për herë të parë në botë, bankomatë për gjetjen e fëmijëve të zhdukur.
Në rreth 300 sportele bankomatësh janë vendosur fotot e fëmijëve të humbur, për të cilët nuk ka asnjë gjurmë.
Për momentin përdoren sportelet që gjenden në aeroporte, qendra tregtare dhe vende turistike duke rritur kështu shanset për gjetjen e fëmijëve të humbur.
Kjo iniciativë është ndërmarë nga organizata holandeze ”Vermist Kind Alert” dhe rrjeti ndërkombëtar ”Amber Alert” të cilët ftojnë qytetarët të regjistrohen te dy organizatat, në mënyrë që të marrin njoftime për fëmijët e zhdukur.