Opozita duhet të bashkohet! T’i japim fund diversionit që i shërben vetëm Ramës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita duhet të bashkohet! T’i japim fund diversionit që i shërben vetëm Ramës –

13:32 | 30/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –

Qindra milionë euro abuzime! AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderat më problematikë –

Lufta për paratë publike/ AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderët më problematikë –

Dilni në fushë dhe bëni atë që dini të bëni më së miri –

Pas mbledhjes së zhvilluar mes Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, me Forumin për Dialog Politik, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë e Lirisë Tedi Blushi ka bërë një thirrje të fortë për bashkimin e opozitës dhe tejkalimin e përçarjeve të brendshme. Në një prononcim për mediat, Blushi theksoi domosdoshmërinë e një fronti të përbashkët kundër qeverisë, duke e cilësuar si një “regjim” që duhet të largohet sa më parë.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve mbi mundësinë e një bashkimi real opozitar, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë hodhi poshtë idenë e përçarjeve të thella, duke e quajtur atë një konstatim jo të vërtetë. Sipas tij, Partia e Lirisë mban një “qëndrim shumë parimor” dhe fton këdo të bëhet pjesë e “koalicionit anti-narkoshtet”. “Nuk ka vend për divergjenca në përballjen ndaj këtij regjimi,” deklaroi ai, duke pranuar se partitë mund të kenë problematika individuale, por interesi kombëtar kërkon bashkim përtej interesave të ngushta politike.

Blushi e cilësoi diskursin e “opozitës kundër opozitës” si një diversion që kryeministri Edi Rama e ka përdorur me efikasitet për të përçarë frontin opozitar. “Duhet t’i hiqet njëherë e përgjithmonë dorë nga ky diskurs. Është një nga mjetet që Edi Rama e ka përdorur me efikasitet brenda opozitës,” tha ai, duke shtuar se ky lloj debati duhet të marrë fund.

Një pikë e rëndësishme e diskutimit ishin edhe reformat kyçe, ajo zgjedhore dhe territoriale, të cilat po diskutohen aktualisht në Kuvend. Në emër të Partisë së Lirisë dhe Presidentit Ilir Meta, Blushi theksoi se opozita duhet të dalë me një qëndrim të unifikuar për të dyja reformat. Ky propozim i përbashkët, sipas tij, duhet t’i paraqitet mazhorancës, e cila më pas do të marrë vendimet e saj.

Në përfundim, mesazhi ishte i qartë: opozita duhet të lërë mënjanë ndasitë që nuk i shërbejnë interesit publik dhe të bashkohet në një platformë të vetme për t’u përballur me qeverinë dhe për të çuar përpara reformat e nevojshme për vendin.

Tedi Blushi: Ishte në vijim të takimeve të deritanishme të negociatave që ky forum ka zhvilluar me të ashtuquajturit parti të reja. U njohëm me rezultatet e deritanishme, sigurisht u shprehën edhe qëndrimet respektive në emër të forcave që përfaqësonim në këtë takim.

Pyetje: Cilat kanë qenë qëndrimet e Partisë së Lirisë? A është e mundur një bashkëpunim i opozitës përballë qeverisë së Edi Ramës, ku të gjithë duket sikur jeni kundër Ramës, por edhe shumica prej jush nuk flisni me njëri-tjetrin?

Tedi Blushi:  Konstatimi juaj i fundit nuk është i vërtetë. Sa i përket qëndrimit të Partisë së Lirisë, një qëndrim shumë parimor. Kushdo është i mirëpritur në koalicionin anti-narkoshtet. Dhe nuk ka vend për divergjenca në përballjen ndaj këtij regjimi që të gjithë besoj biem dakord që duhet të largohet një orë edhe më parë. Opozita, secila nga partitë tona, në qoftë se doni ju mund të ketë shumë probleme që duhen përmirësuar, por besoj që interesi kombëtar kërkon në radhë të parë një bashkim përtej interesave të ngushta dhe të ngurta politike. Dhe ky ishte edhe qëndrimi ynë. Gjithashtu më lejoni të shpreh edhe qëndrimin në lidhje me dy reformat që po diskutohen aktualisht në Kuvend, pra me reformën zgjedhore dhe me atë territoriale.

Qëndrimi që shpreha në emër të Presidentit Meta dhe të Partisë së Lirisë ishte që opozita duhet të ketë një qëndrim të unifikuar si në raport me reformën zgjedhore ashtu dhe me atë territoriale. Ky qëndrim duhet t’i paraqitet kësaj mazhorance e cila pastaj sigurisht që mund të bëjë dhe mund të marrë vendimin që do. Por e rëndësishme është që të lemë njëherë e përgjithmonë ndasi të cilat nuk kanë asnjë vlerë në raport me interesin publik. Duhet t’i hiqet njëherë e përgjithmonë dorë nga diskursi i të bërit opozitë kundër opozitës. Diversioni, është një nga mjetet të cilët Edi Rama deri më tani e ka përdorur me efikasitet brenda opozitës. Dhe besoj për këtë jemi dëshmitarë të gjithë. Ka vend që si koalicion opozitar të përmirësohet, por dhënia jetë e një diskursi që i shërben vetëm Edi Ramës, unë besoj se duhet t’i marrë fund.

Të Lidhura

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –

nga 27
10:12 | 30/03/2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot dy dekrete për ndryshime në drejtimin e Forcës Ajrore. Kreu i shtetit...

Lufta për paratë publike/ AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderët më problematikë –

Qindra milionë euro abuzime! AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderat më problematikë –

nga 27
10:01 | 30/03/2026
0

Dy ish-drejtueset e Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit, AKSHI, janë në hetim prej muajsh nga Prokuroria e Posaçme, të...

Lufta për paratë publike/ AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderët më problematikë –

Lufta për paratë publike/ AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderët më problematikë –

nga 27
09:53 | 30/03/2026
0

Dy ish-drejtueset e Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit, AKSHI, janë në hetim prej muajsh nga Prokuroria e Posaçme, të...

Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër –

Dilni në fushë dhe bëni atë që dini të bëni më së miri –

nga 27
09:37 | 30/03/2026
0

Në prag të ndeshjes me Turqinë, e cila do “vulos” fatet për “Dardanët”, nëse do jenë në Kupën e Botës...

Para
3.6 mln euro për 17 parti politike, KQZ shpërndan fondin vjetor, PS dhe PD marrin pjesën më të madhe –

3.6 mln euro për 17 parti politike, KQZ shpërndan fondin vjetor, PS dhe PD marrin pjesën më të madhe -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –

10:12 | 30/03/2026
Lufta për paratë publike/ AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderët më problematikë –

Qindra milionë euro abuzime! AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderat më problematikë –

10:01 | 30/03/2026
Lufta për paratë publike/ AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderët më problematikë –

Lufta për paratë publike/ AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderët më problematikë –

09:53 | 30/03/2026
Urime Kosovë! Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër –

Dilni në fushë dhe bëni atë që dini të bëni më së miri –

09:37 | 30/03/2026
Qarkullonte i armatosur, arrestohet 28-vjeçari i dënuar më parë për vrasje (Emri) –

Qarkullonte i armatosur, arrestohet 28-vjeçari i dënuar më parë për vrasje (Emri) –

09:27 | 30/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –
  • Qindra milionë euro abuzime! AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderat më problematikë –
  • Lufta për paratë publike/ AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderët më problematikë –
  • Dilni në fushë dhe bëni atë që dini të bëni më së miri –
  • Qarkullonte i armatosur, arrestohet 28-vjeçari i dënuar më parë për vrasje (Emri) –
  • PS refuzoi t’i hiqte imunitetin Ballukut! Çështja për të cilën BE-ja nuk bën kompromis me Shqipërinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –
  • Qindra milionë euro abuzime! AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderat më problematikë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com