Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për dy të pandehurit e operacionit VOL-VO4, pjesë e grupit të Shijakut. Dy personat që u liruan janë Orges Jahelezi nga Tirana dhe Saimir Sulejmani nga Fieri të akuzuar për trafik droge.
Në këtë operacion u arrestuan edhe dy ish- deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, për të cilët u ndryshuar masa dhe ndodhen në arrest shtëpie. Gjatë operacionit “VOL-VO 4” në të gjithë Shqipërinë u goditën 4 grupe kriminale ku 27 persona u vunë në pranga brenda një dite.