Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një operacion blic në zonën e njohur si “Myslym Shyri”, në kryeqytet.
Burime bëjnë me dije se operacioni kishte në shënjestër një bazë të dyshuar të një call center-i, i cili dyshohet se operonte në fushën e mashtrimit ndaj shtetasve të një vendi tjetër. Aksioni është zhvilluar në koordinim me partnerë ndërkombëtarë, si pjesë e hetimeve ndërkufitare ndaj skemave të mashtrimit financiar.
Në operacion ka marrë pjesë edhe vetë drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Jon Keta, çka tregon rëndësinë dhe ndjeshmërinë e aksionit të ndërmarrë nga autoritetet.
Deri në këto momente, SPAK nuk ka shpërndarë një njoftim zyrtar lidhur me rezultatet e operacionit, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi personat e përfshirë dhe veprimet procedurale të ndërmarra.
gijotina.com/









