Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur programin e ri kufitar.
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte në Qafë Thanë, ku edhe u takua me homologun e tij Dimitar Kovaçevski.
Gjatë këtij takimi i prezantua edhe nisma “One stop shop” mes dy vendeve.
“Shqipëria këtë vit po përjeton një impakt të jashtëzakonshëm të transformimit të imazhit të saj. Fluksi i turistëve dhe numri i investitorëve të mëdhenj, së bashku me shqiptarë të diasporës apo edhe ata që banojnë në Shqipëri është inkurajues.
Zhvillimi i mëtejshëm dhe rritja e dëshiruar e industrisë së turizmit, kërkojnë një qasje komplekse”, tha Rama.
The post “One stop shop”, Rama: Më shumë lehtësi dhe transparencë appeared first on 27.










