Mbyllet procesi i votimit për strukturat e reja të Forumit të Gruas Socialiste, pjesëmarrja në këto votime është mbi 70% në rang vendi.
Në njoftimin për mediat, PS bën me dije se “gjatë këtij votimi demokratik dhe transparent, kryetarja aktuale Olta Xhaçka u rikonfirmua në krye të këtij forumi”.
Gjithashtu u votua edhe për delegatet e Kongresit të Forumit të Gruas Socialiste.
I gjithë procesi ishte i qetë dhe transparent dhe nuk ka patur asnjë incident gjatë tij.