Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, për përfshirje në çështje që lidhen me krimin.
Berisha u shpreh se, sipas dëshmive të dhëna në prokurori, Olsi Rama dyshohet se ka ndihmuar në largimin jashtë vendit të Genti Xhixhës, të cilin e cilësoi si drejtues të grupit të kokainës në Xibërrakë.
Në konferencë me gazetarët, Berisha akuzoi kryeministrin Rama, duke thënë se ai “është vetë kartel droge”.
“Olsi Rama sipas dëshmive në prokurori është njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës.
Pra në çdo përpjekje të Edi Ramës, ai vetëm se vetë demaskohet më shumë. Rama është vetë droga, është vetë kartel droge. Nuk ka kryeministër tjetër në Evropë që tu ketë thënë trafikantëve miliona metër katror troje publike, Shqipëria sot është lavatriçja më gjigante e kontinentit të parave të drogës.”– tha Berisha.










