“Oktapodi” Bozhaj zgjatet në Patos/ Duro që e ka gruan në kërkim për korrupsion, i firmos 400 MLN lekë pa garë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Oktapodi” Bozhaj zgjatet në Patos/ Duro që e ka gruan në kërkim për korrupsion, i firmos 400 MLN lekë pa garë –

14:22 | 03/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Akuza e re nuk më është komunikuar, kërkoj të dëgjohet audioja në sallë –

Qeveria i ka braktisur fermerët, prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj –

Dolëm xhiro nga Blloku se ishte e shtunë! –

Ura e Mirakës rrezikon shembjen, shkak gërmimet pa kriter të lumit Shkumbin –

Kryebashkiaku i Patosit, Fation Duro, ecën në të njëjtën linjë korrupsioni që i la paraardhësja e tij Rajmonda Balilaj. Paratë e infrastrukturës ndahen me tendera të manipuluar, ndërsa bashkia i ka rrugët si Gaza.

Rruga e Kripallarëve është dëshmi se si i ka shtrirë këmbët “oktapodi” Yzedin Bozhaj në buxhetin e bashkisë Patos. Nga dhjetori 2024, kur u miratua buxheti në këshillin bashkiak, deri para disa ditësh, kanë vazhduar veprimet në prapaskenë.

Në qershor 2025, kur kryerbashkiaku Duro e bëri publik rikonstruksonin e kësaj rruge, banorë të zonës komentuan se ky projekt nuk ishte i domosdoshëm. Ka rrugë të tjera që janë në gjendje më të keqe. Njëri prej tyre sjell si shembull rrugën e Rrerësit. Megjithatë, dikush i uron suksese!

Kështu nisi të rrokulliset plani i kësaj rruge të premtuar që kushton mbi 400 milionë lekë. Kryebashkiaku e la në harresë për disa muaj dhe u kujtua për prokurimin në fund të vitit të kaluar. Tenderi i Bashkisë Patos me objekt “Rikonstruksion i rrugës Kripallarët” është mbajtur më 2 dhjetor 2025.

Dhe më 23 shkurt 2026, “SHENDELLI” sh.p.k me pronar Yzedin Bozhajn  do të shpallej fitues, megjithëse kishte ofertën më të shtrenjtë. Kompania e tij aplikoi me ofertën 33,763,100 lekë pa përfshirë TVSH-në.

Komisioni i ngritur nga Fation Duro u kujdes që të eliminonte konkurrencën. Nga dhjetë pjesëmarrës në tender, 8 prej tyre u skualifikuan qysh në fillim. Mes tyre ishin ofertat më të ulëta.

Kështu, kompania “BE-IS” sh.p.k ofron vlerën, sipas preventivit, 33.4 milionë lekë të reja pa TVSH.

Ndërsa operatori ekonomik “BIBA-X” sh.p.k e kishte ofertën 27 milionë lekë pa TVSH. Në këtë linjë, edhe “FLED” sh.p.k ka prezantuar një ofertë ekonomike me vlerë 31,7 milionë lekë.

Edhe kompania “RAFIN COMPANY” sh.p.k ndodhej në këtë nivel me ofertën 30,8 milionë lekë pa TVSH.

Po ashtu është skualifikuar edhe bashkimi i operatorëve ekonomikë “RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN” sh.a. dhe “BLERIMI” sh.p.k që propozonte ka kryente këtë punë me 30,3 milionë lekë pa TVSH.

Favorizimi i Yzedin Bozhajt nuk është surprizë. Madje ky është i njohur sepse pasi përfiton kontratat publike, vazhdon me mashtrimet në zbatimin e tyre.

Bozhaj mori përsipër të rregullonte ujin e pijshëm të zonës së Kafarajt në Fier dhe problemet vazhdojnë sërish në furnizimin e banorëve.

Prokurimi “Rikonstruksion i Ujësjellësit fshati Kafaraj, Çerven, Adë, Bashkia Fier” u mor në dorë nga drejtori i emëruar nga Belinda Balluku, Mario Bakalli. Ky bëri një dorë me tendera dhe u largua sërish nga Fieri. Tenderi u zhvillua më 26 dhjetor 2024. Pavarësisht interesit të 6 kompanive, u eliminua gara dhe u skualifikuan të gjitha ofertat përveç fituesit.

Më 22 janar 2025, drejtori i Ballukut lidhi kontratën me kompaninë “SHENDELLI SHPK” me ofertë fituese afro 520 milionë lekë pa TVSH.

Kompania ka përfituar mbi 120 kontrata publike vitet e fundit, por le të përmendim disa, që në mënyrë  flagrante, janë marrë me korrupsion.

Një nga këto raste është Fusha e sportit në Valias, që u kthye në shesh korrupsioni. Më 25 mars 2025, Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, ka favorizuar Astrit Gjikondajn dhe Yzedin Bozhajn që të marrin 2.3 miliard lekët për ndërtimin e saj.

Kryetar Suli ka bërë të pamundurën: “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, -kështu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. Për shkeljet e kryera procedurës i është dhënë një “Flamur i kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Më saktë, ky është tenderi me objekt “Ndërtimi fushës së sportit Valias si dhe ndërtimi i godinës + shkallaret”. Për këtë projekt bashkia Kamëz paguan jo pak, por mbi 2.2 miliardë lekë. Kamza akoma nuk e ka fushën të ndërtuar!

Me 2 shtator 2024, kryebashkiaku i Gramshit, Besion Ajazi, shfrenohet duke harxhuar një super fond për riparimin e një rruge fshati. Ajazi ishte një kryebashkiak ri në post, por ua mori dorën shpejt tenderave.

Fondi limit i fryrë nga bashkia në këtë rast është  816 milionë lekë. Nëse përfshijmë edhe TVSH, parashikohej që kontrata të arrinte mbi 1 milionë euro.

Këtë herë paratë janë ndarë përmes tenderit me objekt  ‘Rikonstruksioni i rrugës Fshati Mashan, Njësia Administrative Kodovjat, Bashkia Gramsh’. Sipas të dhënave në dokumentet standarde tregohet se kemi të bëjmë me një rrugë me gjatësi 5 km që lidh fshatin me zonën e qyteti.

Pa u shuar boja mbi dokumentet e tenderit në Gramsh,  më 20 shtator 2024, kryetari i Bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi, do të ftonte Yzedin Bozhajn. Bashkia ka nxjerrë me urgjencë nga sirtari projektin e ndërhyrjes në një rrugë që kishte 5 vjet që ishte shembur.

Kështu më datë 22 gusht 2024 është hapur gara për tenderin me objekt ‘Ndërhyrje Emergjente në Argjinaturën e Lumit Shkumbin për shmangien e shembjes së rrugës Cengelaj – Shezë, Bashkia Peqin’.

Kontrata iu dorëzua bashkimit të operatorëve “ASI-2A CO” sh.p.k. – “Shendelli” sh.p.k, me vlerë rreth 500 milionë lekë. Edhe ky tender ishte me “Flamur të kuq”.

Veprimet e kësaj firme në dëm të interesit publik nuk kanë kaluar pa rënë në sy të organeve të kontrollit. Në mars 2023, Bashkia e Sarandës shpalli fituese “Shendelli-n” e Bozhajt  për tenderin me objekt ‘Rikualifikim dhe riveshje e rrugëve “Onhezmi” dhe rrugës “Adem Sheme”‘, me vlerë 320 mijë euro. Ish- kryebashkiaku Adrian Gurma ka skualifikuar të gjithë konkurrentët e tjerë për të shpallur fitues Yzedin Bozhajn.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se biznesmeni Bozhaj ka abuzuar me zbatimin e kontratës me Bashkinë e Sarandës. Janë certifikuar punime që nuk ekzsitojnë me situacione false, një praktikë e shpeshtë vjedhjeje, rrallëherë e ndëshkuar penalisht.

Në qershor të vitit 2021, Bashkia Sarandë ka shpallur fitues “ED KONSTRUKSION” dhe “SHENDELLI” me objekt “Furnizim me ujë i zonës Baba Rexhepi dhe Lugu i Dardhës faza II (loti përfundimtar)”, me vlerë 3.1 milionë euro. Edhe ky tender është shënjuar me “flamur të kuq” pasi nuk ka pasur asnjë konkurrent tjetër.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar që dy kompanitë me pronarë Alfred Ibrahimi si dhe Yzedin Bozhaj kanë vjedhur një pjesë të parave publike. Këtë e kanë bërë përmes situacioneve fiktive të punimeve të pakryera.

Edhe Kryetari Duro i Patosit është paralajmëruar nga KLSH në një raport në vitin 2024. Bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Patos “Blerje Asfaltobeton për shtrim rrugësh”. Ky tender u firmos nga paraardhësja Rajmonda Balilaj. Më vonë ish-kryetarja do të dënohej për korrupsion nga GJKKO për favorizimin e dy firmave në tendera.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dënuar me burg ish-kryebashkiaken e Patosit, Rajmonda Balilaj, zëvendësen e saj, Anisa Petani, sekretarin Shkëlqim Beqiraj dhe anëtaren e komisionit të ofertave Enirjada Rizaj.

Balilaj është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, ku përfiton edhe 1/3 e uljes së dënimit, për shkelje të barazisë në tendera.

Gjithsesi, zbatimi i kontratës për asfalt është bërë nga Fation Duro. Tenderi ishte me “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit.

Për fondin 33.3 milionë lekë pa TVSH, kishin hyrë në garë 5 operatorë pjesëmarrës. Sipas raportit të auditimit, janë skualifikuar 4 firma dhe është kualifikuar vetëm 1 operator. Në përfundim, më datë 12 qershor 2023 është shpallur fituese oferta e shoqërisë “Shkëlqimi 07” shpk Paradoskalisht, megjithëse në krye të bashkisë ishte kryetari Duro si fitues i zgjedhjeve, firmën në kontratë e ka hedhur Rajmonda Balilaj.

KLSH konstaton se komisioni i tenderit ka skualifikuar për mangësi të dokumenteve të një kamioni operatorin me vlerën më të ulët “ASAB” ShPK me vlerën 17 095 000 lekë pa TVSH. Ndërkohë kishte edhe oferta më të ulëta, por u skualifikuan me kriterin që duhet të kishin fabrikë asfalti jo më larg se 20 km nga Patosi.

Dhe kështu, nga një tender në tjetrin, Kryetari Fation Duro shkel në gjurmët e paraardhëses Rajmonda Baliaj. Por për të mos shkuar më larg, Duro e ka shembullin në familje. Në korrik të 2020, bashkëshortja e tij Kozeta Spatha u emërua në krye të Kadastrës së Sarandës.

Më 24 mars 2022, Policia e Sarandës finalizoi operacionin ‘heshtja 2” për të zbatuar 4 masa arresti me burg të Gjykatës së Sarandës. Policia arriti të arrestojë 3 ish zyrtarë të ASHK me përjashtim të Kozeta Stathës, e cila vendosi të arratiset dhe të jetë në kërkim që prej asaj dite. Referuar njoftimit zyrtar të Policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me certifikata pronësie, disa persona, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Sarandës dhe të Ksamilit. Ndërsa kolegët e saj janë në gjykim, Kozeta Spatha është larguar nga Shqipëria duke refuzuar të përballet me drejtësinë.

Gjykata e Sarandës i ka vendosur Kozeta Stathës masën e arrestit në burg dhe ndodhet e shpallur në kërkim nga organet ligjzbatuese. Edhe pasi korupsioni familjar ka dalë shesh, Duro ka vazhduar angazhimin në pushtet dhe bën tendera në favor të Yzedin Bozhajt me shokë.

gijotina.com/

Të Lidhura

Akuza e re nuk më është komunikuar, kërkoj të dëgjohet audioja në sallë –

Akuza e re nuk më është komunikuar, kërkoj të dëgjohet audioja në sallë –

nga 27
15:26 | 03/03/2026
0

Ish-ministri Ilir Beqaj në gjykatë deklaroi se ende nuk i është komunikuar akuza e re, as me shkrim dhe as...

ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin –

Qeveria i ka braktisur fermerët, prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj –

nga 27
14:56 | 03/03/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve esenciale të shportës, duke...

A duhet të jetë Berisha kandidati i opozitës për kryeministër? –

Dolëm xhiro nga Blloku se ishte e shtunë! –

nga 27
14:46 | 03/03/2026
0

Ish-deputeti Ervin Salianji nuk i fsheh kritikat as për protestën e fundit që degjeneroi në goditjen me molotovë ndaj vilës...

Ura e Mirakës rrezikon shembjen, shkak gërmimet pa kriter të lumit Shkumbin –

Ura e Mirakës rrezikon shembjen, shkak gërmimet pa kriter të lumit Shkumbin –

nga 27
14:30 | 03/03/2026
0

Banorët e fshatit Polis dhe të zonës përreth kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e urës që lidh fshatin...

Para
“Oktapodi” Bozhaj zgjatet në Patos/ Duro që e ka gruan në kërkim për korrupsion, i firmos 400 MLN lekë pa garë –

“Oktapodi” Bozhaj zgjatet në Patos/ Duro që e ka gruan në kërkim për korrupsion, i firmos 400 MLN lekë pa garë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Akuza e re nuk më është komunikuar, kërkoj të dëgjohet audioja në sallë –

Akuza e re nuk më është komunikuar, kërkoj të dëgjohet audioja në sallë –

15:26 | 03/03/2026
ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin –

Qeveria i ka braktisur fermerët, prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj –

14:56 | 03/03/2026
A duhet të jetë Berisha kandidati i opozitës për kryeministër? –

Dolëm xhiro nga Blloku se ishte e shtunë! –

14:46 | 03/03/2026
Ura e Mirakës rrezikon shembjen, shkak gërmimet pa kriter të lumit Shkumbin –

Ura e Mirakës rrezikon shembjen, shkak gërmimet pa kriter të lumit Shkumbin –

14:30 | 03/03/2026
“Oktapodi” Bozhaj zgjatet në Patos/ Duro që e ka gruan në kërkim për korrupsion, i firmos 400 MLN lekë pa garë –

“Oktapodi” Bozhaj zgjatet në Patos/ Duro që e ka gruan në kërkim për korrupsion, i firmos 400 MLN lekë pa garë –

14:26 | 03/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Akuza e re nuk më është komunikuar, kërkoj të dëgjohet audioja në sallë –
  • Qeveria i ka braktisur fermerët, prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj –
  • Dolëm xhiro nga Blloku se ishte e shtunë! –
  • Ura e Mirakës rrezikon shembjen, shkak gërmimet pa kriter të lumit Shkumbin –
  • “Oktapodi” Bozhaj zgjatet në Patos/ Duro që e ka gruan në kërkim për korrupsion, i firmos 400 MLN lekë pa garë –
  • “Oktapodi” Bozhaj zgjatet në Patos/ Duro që e ka gruan në kërkim për korrupsion, i firmos 400 MLN lekë pa garë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Akuza e re nuk më është komunikuar, kërkoj të dëgjohet audioja në sallë –
  • Qeveria i ka braktisur fermerët, prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com