Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kritikuar Kongresin, pasi ky i fundit nuk ka miratuar kërkesën e tij për një fond prej 1.9 miliard dollarësh, për të luftuar përhapjen e virusit Zika.
Obama ka paralajmëruar se vendi mund të përballet me “probleme më të mëdha” në të ardhmen.
Komentet e tij vijnë në kohën kur shifrat e fundit tregojnë se janë afro 300 gra shtatzëna në SHBA që kanë dalë pozitive me virusin Zika.
Virusi mendohet se shkakton defekte të rënda te të posalindurit.
Ai përhapet përmes mushkonjave dhe kontaktit seksual.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur virusin Zika emergjencë globale të shëndetit publik.