Polumbarët kanë arritur të nxjerrin nga lumi, trupin e 38-vjeçarit Arqile Ngjela, që u mbyt më 6 gusht 2017. Ngjela ishte duke u larë me djalin e tij kur gjeti vdekjen.
Policia e Vlorës njoftoi sot se lidhur me ngjarjen e datës 6.08.2017, ku në lumin Vjosë, në fshatin Mifol, është mbytur një shtetas, se shërbimet e policisë me ndihmën e grupit të polumbarëve kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxierrjen e trupit të shtetasit A.N., 38 vjeç. Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.