Ditën e sotme është nxjerr e pajetë një shtetase angleze nga plazhi i Sarandës. Në vendngjarje ndodhet policia dhe ambulanca. Gjithashtu të pranishëm janë edhe zhytës profesionistë.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, sipas policisë viktima është qytetarja angleze me inicialet R.G., 29-vjeç. Ajo ishte e veshur më rroba të zhytjes profesioniste, ndërsa dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, pasi ka qenë në një ekspeditë zhytje.
“Më datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe, e cila ka qenë në një ekspeditë zhytje.”
Së fundmi, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.