Nuredin Dumani del nga Trauma, zbulohet ku po e transferojnë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuredin Dumani del nga Trauma, zbulohet ku po e transferojnë

18:46 | 04/04/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Është transferuar nën masa të rrepta sigurie nga spitali i Traumës në spitalin e Burgut në QSUT, Nuredin Dumani.

Dumani është shoqëruar nga Trauma nga dy grupe të FNSH rreth orës 18:35. Vetëm pak ditë më parë, në ambientet e Traumës, i akuzuari për disa ngjarje të bujshme kriminale është njohur me tre masa sigurie.

Gjykata e Elbasanit i ka komunikuar “arrestin në burg” për ngjarjen e 17 shtatorit të 2020, në një lokal në Bradashesh. Dumani akuzohet për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela.

Read more

U ekstradua dy ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg Durim Bamin! Avokati kërkoi arrest shtëpiak –

Ngjarja përsëritet vetëm një javë më pas, gjendjet sërish i dhunuar një endacak në Fier –

Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit –

Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit –

35 vjeçari është njohur gjithashtu me masën e arrestit në burg të kërkuar nga SPAK të premten, në seancën e zhvilluar po në ambientet e Traumës. Akuza lidhet me vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë të kryera dy vite më parë në Durrës.

Burg ndaj tij është kërkuar edhe për ngjarjen e 29 marsit në afërsi të fshatit Papër në Elbasan, ku mbeti i plagosur pas një shkëmbimi zjarri.

Arrestimi i Nuredin Dumanit

Fundi i të shumëkërkuarit Nuredin Dumani erdhi mbrëmjen e së enjtes, ku në komisariatin e Fierit mbërriti telefonata për një person të plagosur.

Miqësia dhe armiqësia me Talo Çelën që sollën gjak e viktima para 2 – 3 vitesh, të akuzuarit për 7 ekzekutime, Nuredin Dumanit i solli arrestimin në flagrancë të tij, pas shumë vitesh në arrati. Dumani dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin e djeshëm në Elbasan, për të cilën hetimet vijojnë.  Pas përplasjes me armë në Papër, ai kishte shkuar të strehohej në Fier i shoqëruar nga një person i gjinisë femër.

Aty ku u zbulua vrasësi serial, i cili kishte vënë në lëvizje prej vitesh gjithë forcat e Policisë së Shtetit për ta kapur.

Kush është Nuredin Dumani

Nuredin Dumani konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm në Shqipëri, i cili kërkohej jo vetëm nga policia por edhe nga ish-miku i tij gjithashtu në kërkim, Talo Çela, pasi Dumani me urdhër të Endrit Alibejt ka ekzekutuar vëllain e Çelës.

Vrasja e Haxhiajve dhe konflikti me Talo Celën për grabitjen e Rinas-it

Dumani gjithashtu akuzohet se porositi vrasjen e bujshme të dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Zanafilla e ekzekutimit të dyfishtë të Haxhiajve ka qenë grabitja e Rinasit. Dikur i shumëkërkuar për këtë vrasje, Dumani dhe i arratisuri Talo Çela, kanë qenë miq, e paratë që morën nga grabitja në Rinas, ua lanë në ruajtje dy vëllezërve në Durrës. Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, dy shokët Talo e Dumani dyshuan se Haxhiajt u vodhën një pjesë të lekëve dhe urdhëruan vrasjen. Por nuk ka mbaruar me kaq. Edhe pas vrasjes së dy vëllezërve konflikti mes grupit është agravuar. Disa muaj më pas, më 16 shtator 2020 Talo Çelës në qytetin e Elbasanit i vritet vëllai Bujar Çela, e sipas prokurorisë i dyshuar për këtë krim është Nuredin Dumani, i identifikuar nga një kartëmonedhë teksa furnizoi automjetin me karburant 20 minuta para krimit.Talo e Dumani dikur shokë sot rezultojnë ndër personat më të rrezikshëm të cilët janë përfshirë në një konflikt mes tyre që sipas SPAK e ka origjinën tek ndarja e parave të grabitura në Rinas më 9 prill të vitit 2019.

Arrestimi i Nuredin Dumanit është ngjarja më bujshme e viteve të fundit, pasi policia kishte dështuar në disa aksione që të realizonte kapjen e tij.

Etiketa: Nuredin Dumani

Të Lidhura

U ekstradua dy ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg Durim Bamin! Avokati kërkoi arrest shtëpiak –

U ekstradua dy ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg Durim Bamin! Avokati kërkoi arrest shtëpiak –

nga 27
10:54 | 28/02/2026
0

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Durim Bamin i cili u ekstradua të enjten nga Dubai drejt vendit tonë....

Ngjarja përsëritet vetëm një javë më pas, gjendjet sërish i dhunuar një endacak në Fier –

Ngjarja përsëritet vetëm një javë më pas, gjendjet sërish i dhunuar një endacak në Fier –

nga 27
10:42 | 28/02/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Fierit, ku një endacak i identifikuar...

Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit –

Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit –

nga 27
10:24 | 28/02/2026
0

Opozita do të zbresë sërish në rrugë pasditen e kësaj të shtune, në orën 18:00. Në fokus të tubimit mbeten...

Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit –

Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit –

nga 27
10:22 | 28/02/2026
0

Opozita do të zbresë sërish në rrugë pasditen e kësaj të shtune, në orën 18:00. Në fokus të tubimit mbeten...

Para
Gripi i shpendëve, ende 11 vatra aktive në vend

Gripi i shpendëve, ende 11 vatra aktive në vend

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U ekstradua dy ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg Durim Bamin! Avokati kërkoi arrest shtëpiak –

U ekstradua dy ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg Durim Bamin! Avokati kërkoi arrest shtëpiak –

10:54 | 28/02/2026
Ngjarja përsëritet vetëm një javë më pas, gjendjet sërish i dhunuar një endacak në Fier –

Ngjarja përsëritet vetëm një javë më pas, gjendjet sërish i dhunuar një endacak në Fier –

10:42 | 28/02/2026
Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit –

Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit –

10:24 | 28/02/2026
Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit –

Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit –

10:22 | 28/02/2026
Të ndryshojmë Shqipërinë, të shpëtojmë Kosovën –

Rama dhe Vuçiç bëhen sërish bashkë, kërkojnë ta fusin Shqipërinë dhe Serbinë dorë për dore në BE –

09:48 | 28/02/2026

Më Të Lexuarat

  • U ekstradua dy ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg Durim Bamin! Avokati kërkoi arrest shtëpiak –
  • Ngjarja përsëritet vetëm një javë më pas, gjendjet sërish i dhunuar një endacak në Fier –
  • Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit –
  • Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit –
  • Rama dhe Vuçiç bëhen sërish bashkë, kërkojnë ta fusin Shqipërinë dhe Serbinë dorë për dore në BE –
  • Rama dhe Vuçiç bëhen sërish bashkë, kërkojnë ta fusin Shqipërinë dhe Serbinë dorë për dore në BE –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U ekstradua dy ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg Durim Bamin! Avokati kërkoi arrest shtëpiak –
  • Ngjarja përsëritet vetëm një javë më pas, gjendjet sërish i dhunuar një endacak në Fier –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com