Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm –

08:19 | 29/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Arrestohet hajduti serial në Tiranë, tentoi të grabisë edhe filialin e një banke (Emri) –

“Avokatja” mashtruese përfundon në gjyq, u mori para qytetarëve me premtime të rreme –

Nuk votoj kurrë një dokument që mban sipër emrin e mender Ramës –

Rama nuk është kryeministri im se nuk më shërben –

Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te sektorët tradicionalë prodhues dhe gjithnjë e më shumë te shërbimet, ndërsa bujqësia dhe industria vijojnë të japin kontribut negativ në zgjerimin e ekonomisë.

Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se ekonomia u rrit me 3.75% në tremujorin e tretë në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit te kaluar, teksa sektori i bujqësisë ra me -1.73% në të njëjtën periudhe dhe industria ra me -4.7 %.

Ekonomia rritet me 3.75% në TIII, por bizneset kontribuan me vetëm 1.3%, na shpëtojnë pagat në shtet Bujqësia po shfaq një rënie të vazhdueshme të vlerës së shtuar që nga viti 2021, duke reflektuar probleme strukturore që lidhen me fragmentimin e tokës, produktivitetin e ulët, mungesën e subvencioneve dhe presionet nga kostot. Në të njëjtën kohë, industria përpunuese po mbyll vitin e tretë të rënies.

Të dy sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria kanë pasur peshë të konsiderueshme në punësim dhe ekonominë totale. Të dyja së-bashku bujqësia dhe industria kontribuan vetëm ne 23% të PBB-së në vitin 2024 nga 27.3% që ishte pesha e tyre në vitin 2019.

Kjo ecuri tregon se zgjerimi ekonomik nuk po shoqërohet me forcim të kapaciteteve prodhuese. Industria nxjerrëse dhe përpunuese po ndikohet si nga kërkesa e dobët e jashtme, ashtu edhe nga kosto më të larta në vend, mungesa e fuqisë punëtore. Sakaq, rritja ekonomike po mbahet gjallë kryesisht nga sektorët e shërbimeve, si administrata publike, aktivitetet profesionale, financiare dhe disa segmente të tregtisë e shërbimeve të lidhura me turizmin.

Sipas ekspertëve kjo e bën rritjen më pak të balancuar dhe më të ndjeshme ndaj goditjeve, pasi mungon mbështetja nga sektorët që krijojnë vlerë të shtuar afatgjatë dhe që janë baza e eksporteve. Të dhënat e fundit mbi PBB tregojnë se rritja mbështetet mbi baza të brishta. Rënia e bujqësisë dhe dobësimi i industrisë ngrenë pikëpyetje mbi cilësinë e rritjes dhe aftësinë e ekonomisë për të gjeneruar zhvillim të qëndrueshëm, punësim produktiv. Rënia e prodhimit do të thotë gjithashtu se ekonomia po humbet aftësinë për të konkurruar në tregjet e jashtme.

Eksportet kanë pësuar rënie vjetore me rreth 7% në 11 mujor dhe mbetën të përqendruara në produkte me vlerë të ulët të shtuar, duke e bërë rritjen më të varur nga importet dhe nga flukset e jashtme, si remitancat apo turizmi. Kjo e thellon deficitin tregtar dhe e bën ekonominë më të ekspozuar ndaj goditjeve të jashtme. Nga ana tjetër sektori i prodhimit zakonisht ofron punë më të qëndrueshme dhe me potencial për rritje aftësish. Më rënien e prodhimit punësimi zhvendoset drejt aktiviteteve më informale ose me produktivitet të ulët./Monitor

Të Lidhura

Arrestohet hajduti serial në Tiranë, tentoi të grabisë edhe filialin e një banke (Emri) –

Arrestohet hajduti serial në Tiranë, tentoi të grabisë edhe filialin e një banke (Emri) –

nga 27
11:02 | 23/01/2026
0

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Objektivi”, duke zbardhur 6 raste vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje, të...

“Avokatja” mashtruese përfundon në gjyq, u mori para qytetarëve me premtime të rreme –

“Avokatja” mashtruese përfundon në gjyq, u mori para qytetarëve me premtime të rreme –

nga 27
10:42 | 23/01/2026
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim...

Kam një parandjenjë se… –

Nuk votoj kurrë një dokument që mban sipër emrin e mender Ramës –

nga 27
10:32 | 23/01/2026
0

Deputeti demokrat Edi Paloka ka shpjeguar qëndrimin e tij një ditë më parë në parlament ku ishte i vetmi deputet...

Rama nuk është kryeministri im se nuk më shërben –

Rama nuk është kryeministri im se nuk më shërben –

nga 27
09:56 | 23/01/2026
0

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu u përplas në ‘Top Story’ me ish-ministrin socalist të Financave Arben...

Para
Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi –

Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet hajduti serial në Tiranë, tentoi të grabisë edhe filialin e një banke (Emri) –

Arrestohet hajduti serial në Tiranë, tentoi të grabisë edhe filialin e një banke (Emri) –

11:02 | 23/01/2026
“Avokatja” mashtruese përfundon në gjyq, u mori para qytetarëve me premtime të rreme –

“Avokatja” mashtruese përfundon në gjyq, u mori para qytetarëve me premtime të rreme –

10:42 | 23/01/2026
Kam një parandjenjë se… –

Nuk votoj kurrë një dokument që mban sipër emrin e mender Ramës –

10:32 | 23/01/2026
Rama nuk është kryeministri im se nuk më shërben –

Rama nuk është kryeministri im se nuk më shërben –

09:56 | 23/01/2026
Më dhanë 5 mijë euro për të vendosur bombën –

Hodhën në erë diskon në Greqi, në pranga dy vëllezër nga Tirana: Morëm 5 mijë euro…

09:38 | 23/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet hajduti serial në Tiranë, tentoi të grabisë edhe filialin e një banke (Emri) –
  • “Avokatja” mashtruese përfundon në gjyq, u mori para qytetarëve me premtime të rreme –
  • Nuk votoj kurrë një dokument që mban sipër emrin e mender Ramës –
  • Rama nuk është kryeministri im se nuk më shërben –
  • Hodhën në erë diskon në Greqi, në pranga dy vëllezër nga Tirana: Morëm 5 mijë euro…
  • Më dhanë 5 mijë euro për të vendosur bombën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet hajduti serial në Tiranë, tentoi të grabisë edhe filialin e një banke (Emri) –
  • “Avokatja” mashtruese përfundon në gjyq, u mori para qytetarëve me premtime të rreme –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com