Sot po mbahet seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe të tjerëve.
Meta i cili është nën akuzë nga SPAK, ka folur për shpenzimet e tij duke këmbëngulur se nuk ka fshehur pasuri.
“Kam bërë jetë të thjeshtë, jo jetë luksi. Nuk kam pirë verë as 33 mijë euro dhe as kam lëvizur me charter”, ka deklaruar ish-presidenti në seancë.
Seanca paraprake vazhdon, ndërsa më herët para mediave duke hyrë ish deputetja Monika Kryemadhi u shpreh se sot ka zhvillime. Ajo dha një prononcim për gazetarët ku tha: “Prokuroria në 80% të akuzës që pati tha që i kemi perceptime dhe indicie. E vetmja gjë që i kërkuam, edhe gjykata në fakt i bëri disa pyetje prokurorëve sa i përket CEZ-DIA, ideja është që si mund të ngresh një akuzë për korrupsion kur nuk e ke veprën e korrupsionit. Zoti Meta është shumë raconal në kërkesa e tij, pavarësisht këndvështrimeve që kemi sa i përket gjithë procesit. Zoti Meta rezulton të mos ketë asnjë firmë”.
gijotina.com/










