Nuk jemi përplasur me Gardën! Tre hetuesve iu kërkua që armët… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk jemi përplasur me Gardën! Tre hetuesve iu kërkua që armët… –

16:18 | 14/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –

Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve –

Të marrim pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale –

Po i hapim rrugë Ramës ta deformojë edhe më shumë –

Kryeministri Edi Rama, në podcastin “Flasim” ka rrëfyer një episod që sipas tij ka ndodhur te Kryeministri ku tre hetues të bKH kihsin refuzuar të dorëzonin armët sipas rregullores.

Ndërkohë, Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar duke theksuar se në asnjë moment nuk ka pasur përplasje me Gardën.

“Më datë 20 nëntor 2025, tre hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, nr. 118, datë 19.11.2025, përmes të cilit është vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku.

Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit. Njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.

as verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale.

Theksojmë se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.

E drejta e hetuesve të BKH-së për mbajtjen e armës së zjarrit mbështet tek ligji nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, ku neni 31, pika 3, parashikon shprehimisht se oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pajisen me armë zjarri sipas legjislacionit në fuqi për përdorimin e tyre”, thuhet në reagimin e BKH.

Deklarata e Ramës: Nuk do ta ndjek kurresesi logjikën e mbrapshtë të dënimit me indicie, as në këtë rast, po do të mbetem tek bindja se këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës. Pra, nuk dua kurresesi të them se ferrat e mendësive e sëmundjeve të vjetra, e kanë marrë uratën e drejtësisë së re, por dua të ndaj me të gjithë bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë, në një proces historik, ku duhet të garantojmë medoemos suksesin e Reformës në Drejtësi, duhet të garantojmë pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrësesi të lejojmë medoemos që kura të bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit.

gijotina.com/

Të Lidhura

Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –

Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –

nga 27
17:01 | 02/02/2026
0

Luçiano Boçi ka deklaruar se PD nuk do të braktisë Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore. “Qëndrimi i shprehur i...

Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve –

Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve –

nga 27
16:53 | 02/02/2026
0

Deputetja Ina Zhupa ka dalë kundër vendimit të Berishës për të bojkotuar komisionet e posaçme të Reformës zgjedhore dhe asaj...

Të marrim pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale –

Të marrim pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale –

nga 27
16:51 | 02/02/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, ka dalë kundër kryedemokratit Sali Berisha, për vendimmarrjen e Partisë Demokratike për të mos marrë...

Po i hapim rrugë Ramës ta deformojë edhe më shumë –

Po i hapim rrugë Ramës ta deformojë edhe më shumë –

nga 27
16:41 | 02/02/2026
0

Anëtarët e opozitës munguan në komisionin e posaçëm parlamentar “Për reformën administrativo- territoriale në Republikën e Shqipërisë”, ndërsa kundër kësaj...

Para
Rinovimi me 8 milion euro rrogë?! Igli Tare flet për bisedimet me portierin e Milanit –

Rinovimi me 8 milion euro rrogë?! Igli Tare flet për bisedimet me portierin e Milanit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –

Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –

17:01 | 02/02/2026
Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve –

Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve –

16:53 | 02/02/2026
Të marrim pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale –

Të marrim pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale –

16:51 | 02/02/2026
Po i hapim rrugë Ramës ta deformojë edhe më shumë –

Po i hapim rrugë Ramës ta deformojë edhe më shumë –

16:41 | 02/02/2026
përplasje e fortë në mbledhjen me dyer të mbyllura për bojkotin e reformave –

përplasje e fortë në mbledhjen me dyer të mbyllura për bojkotin e reformave –

16:33 | 02/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –
  • Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve –
  • Të marrim pjesë në Komisionin për Reformën Territoriale –
  • Po i hapim rrugë Ramës ta deformojë edhe më shumë –
  • përplasje e fortë në mbledhjen me dyer të mbyllura për bojkotin e reformave –
  • Grepi më i shtrenjtë se peshku –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do të marrim pjesë në Komisione, por me një kusht… –
  • Të qëndrojmë në komisione për interesin e qytetarëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com