Deputeti demokrat Ervin Salianji tha se opozitën nuk mund ta intimidojnë me gardën. Në emisionin “Opinion”, Salianji tha se gardistët nuk kanë të drejtë të prekin deputetët, ndërsa në Shqipëri, gardisti të vjedh si hajdut, ose prekin deputetët.
“Ne bëmë sot një formë reagimi në Parlament, nuk jemi dele, dele mund të jenë ata që ngrenë kartonët me urdhër të Edi Ramës”, tha Salianji.
Deputeti demokrat tha se opozita po kërkon të drejtat kushtetuese, ndërsa PS po përdor gardistët.
“E dini ju që po kërkojnë përplasje fizike? Po pse me gardistë mendon Edi Rama se mund të zgjidhë këtë situatë”, tha Salianji.
Ai tha se drejtuesi i gardës është një person që ka probleme të theksuara me ligjin, që familja e tij merr tendera miliona nga Qeveria.
“Në sallë kishte një gardist të armatosur, i cili më pas u nxorr jashtë sallës nga kolegët e tij dhe më pas nuk u pa më”, tha Salianji.