Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk janë ligjet që pengojnë integrimin, por korrupsioni –

11:35 | 09/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Si i hiqni naftën fermerëve në këtë kohë krize? –

Kishte fushatë për të refuzuar qumështin e blegtorëve, si hiqet nafta për fermerët në kohë krize? –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –

‘Ule muzikën!’, 3 vëllezër shqiptarë dhunojnë pronarin e një lokali në Itali –

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi u shpreh se parlamenti shqiptar është kthyer në një “tualet me gropë septike”, ku mazhoranca e përdor institucionin për të mbrojtur anëtarët e qeverisë nga ligji dhe për të penguar llogaridhënien e kryeministrit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi denoncoi refuzimin e mocioneve me debat, injorimin e interpelancave dhe bllokimin e ngritjes së komisioneve hetimore, duke theksuar se këto praktika anti-demokratike po pengojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Si rrallë herë, të shpreh lumturinë time që jam anëtar i këtij parlamenti, sepse kam shtatë muaj, por sot, nga një zotëri në fjalë këtu, mora vesh që ky parlament zbaton metodat e Bundestagut, dhe për një moment m’u duk vetja si parlamentar gjerman. Por ama, e vërteta, zoti kryetar, tek dëgjon sot opozitën për interpelancat, zotin Hoti, Shehaj, Blushi, kur dëgjon refuzimet tuaja për mocionet me debat, për injorimin e interpelancave që bën kryeministri, për refuzimin e komisioneve hetimore që janë bërë kapic aty në konferencën tuaj të kryetarëve, jo tonën të kryetarëve, tuajën – atëherë jam shumë i trishtuar, sepse e vërteta është që ky parlament është si parlamenti i Bjellorusisë.

Kjo është e vërteta. Dhe është turp këtu të deklarohet nga ajo foltore që qenka opozita që pengon integrimin në Bashkimin Europian. Komisioni Evropian jua kishte vënë kushtin hapur që para një muaji për imunitetin e zonjës Balluku. Dhe reagoi realisht. Dhe nuk janë ato ligjet, në fakt, që për shtatë muaj sa paskët sjellë ju? 23 ligje. Sa shumë! Na keni thënë që këto seanca janë ngarkuar prej këtyre ligjeve, por s’qenka kështu, sepse 23 qenkan ato. Dhe madje, madje, ne vërtet jemi dakord për t’i miratuar, sepse e tha zoti Bardhi këtë gjë. Po na i paraqisni këto ligje dhe jo t’i anashkaloni në atë konferencën e famshme të kryetarëve, për të cilën sot u gënjye dhe nga ju me “mirëkuptim”. Çfarë mirëkuptimi patëm ne në atë seancë diskutimi?

Po, është e vërtetë që zonja Tabaku nuk ishte në momentin e votimit. Po. Dhe zotëria në fjalë e di shumë mirë që ne u larguam për çështje të drejtimit të komisioneve të tjera, sepse këto, Jorida, orën dhe datën e konferencës i vendosin sipas qejfit të tyre. Edhe seancat i thërrasin sipas qejfit të tyre. Sepse këtë parlament e keni shndërruar në tualet, ku qeveria vjen, lahet, lyhet, krihet, nuk rruhet, rruan qytetarët me ligje strategjike. Dhe madje jo në tualet modern, se do përdorja fjalë tjetër, por në tualet me gropë septike, dhe atë gropën septike e përdorni si llogore: zhytuni aty dhe mbroni nga ligji.

Dhe ajo që është kundërshtuar nga ne në atë konferencën e kryetarëve… Neni i famshëm 242 i Kodit të Procedurës Penale, që e keni lënë pa datë në seancë, e keni futur urgjentisht, dhe është ai nen mbajeni mend që do të bllokojë dhe një herë tjetër integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Se nuk është ligj, ndryshim i pafajshëm; është i qëllimshëm për të mbrojtur pikërisht atë që nuk vjen asnjëherë në interpelanca: kryeministrin,” tha Boçi.

Të Lidhura

Kishte fushatë për të refuzuar qumështin e blegtorëve, si hiqet nafta për fermerët në kohë krize? –

Si i hiqni naftën fermerëve në këtë kohë krize? –

nga 27
13:19 | 09/04/2026
0

Deputeti socialist Erion Braçe i është drejtuar me tone të ashpra sot në Kuvend ministrit të Bujqësisë, duke evidentuar disa...

13:17 | 09/04/2026
0

Deputeti socialist Erion Braçe i është drejtuar me tone të ashpra sot në Kuvend ministrit të Bujqësisë, duke evidentuar disa...

Rritet nafta me 5 lekë, benzina shitet 189 lekë për litër –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –

nga 27
13:09 | 09/04/2026
0

Bordi i Transparencës në datë 9 Prill 2026, në mbledhjen e radhës, ka ulur sërish çmimin e naftës nga një...

Seks me gruan pa dëshirën e saj, shqiptari dënohet 8 vjet burg

‘Ule muzikën!’, 3 vëllezër shqiptarë dhunojnë pronarin e një lokali në Itali –

nga 27
13:05 | 09/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë dhune e ndodhur në tetor të vitit 2022 në Trento të Italisë ka përfunduar në gjykatë,...

Para
Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë” –

Rama e ka shndërruar parlamentin në “leckë” -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kishte fushatë për të refuzuar qumështin e blegtorëve, si hiqet nafta për fermerët në kohë krize? –

Si i hiqni naftën fermerëve në këtë kohë krize? –

13:19 | 09/04/2026
Kishte fushatë për të refuzuar qumështin e blegtorëve, si hiqet nafta për fermerët në kohë krize? –

Kishte fushatë për të refuzuar qumështin e blegtorëve, si hiqet nafta për fermerët në kohë krize? –

13:17 | 09/04/2026
Rritet nafta me 5 lekë, benzina shitet 189 lekë për litër –

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –

13:09 | 09/04/2026
Seks me gruan pa dëshirën e saj, shqiptari dënohet 8 vjet burg

‘Ule muzikën!’, 3 vëllezër shqiptarë dhunojnë pronarin e një lokali në Itali –

13:05 | 09/04/2026
Ura mbi lumin Mat dëmtohet sërish, strukturat metalike në sipërfaqe burim aksidenti –

Ura mbi lumin Mat dëmtohet sërish, strukturat metalike në sipërfaqe burim aksidenti –

13:03 | 09/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Si i hiqni naftën fermerëve në këtë kohë krize? –
  • Kishte fushatë për të refuzuar qumështin e blegtorëve, si hiqet nafta për fermerët në kohë krize? –
  • Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • ‘Ule muzikën!’, 3 vëllezër shqiptarë dhunojnë pronarin e një lokali në Itali –
  • Ura mbi lumin Mat dëmtohet sërish, strukturat metalike në sipërfaqe burim aksidenti –
  • Ura mbi lumin Mat dëmtohet sërish, strukturat metalike në sipërfaqe burim aksidenti –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Si i hiqni naftën fermerëve në këtë kohë krize? –
  • Kishte fushatë për të refuzuar qumështin e blegtorëve, si hiqet nafta për fermerët në kohë krize? –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com