Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, i emëruar së fundmi nënkryetar i PD-së së drejtuar nga Sali Berisha, thotë se nuk është penduar për deklaratat që ka bërë kundër ish-kryeministrit.
Në emisionin “Opinion”, Gjekmarkaj tha se ka qenë kundër Berishës për shkak të qëndrimeve të kundërta dhe se kjo gjë nuk e turpëron atë.
“Amorale do më dukej ta kishim lënë Shqipërinë pa opozitë dhe të vijonim konfliktin. Shumë nga këto deklarata janë deklarata konflikti. Kemi reaguar shpesh me instinkt.
Unë nuk kam pendesë për deklaratat e mia, nuk kam ndërmend të kërkoj falej apo të tërhiqem pas. Është një kapitull që e kemi tejkaluar me arsye. Kemi thënë nëse vijojmë në këtë mënyrë do të lejojmë mbretërimin e pafund të Edi Ramës dhe PS.
Skenat e 8 janarit kanë qenë të dhimbshme dhe e zezë për PD dhe Shqipërinë, unë mund t’i referohem strukturës antropologjike të shoqërisë shqiptare që bazohen në kanune të shumta si në jug dhe veri që kanë aftësinë për t’u marrë vesh edhe pas gjëmave të mëdha që kanë ndodhur.
Unë nuk ndihem i turpëruar se nuk kam vjedhur, as nuk kam vrarë thjeshtë kam mbajtur një qëndrim”,-Gjekmarkaj.