Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përdorur një gjuhë fyese ndaj Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Në fjalimin e tij gjatë Future Investment Initiative, Trump deklaroi se Princi Saudit duhet të kishte një qëndrim më të përulur ndaj SHBA-ve.
“Ai nuk e priste se do t’i duhej të më puthte pr*panicën, nuk e kishte imagjinuar fare”, tha mes të tjerash Trump, deklaratë e cila më pas bëri xhiron e rrjetit.
Këto komente të Trump erdhën për të përshkruar atë që ai e cilëson si një ndryshim të qasjes së Arabisë Saudite ndaj Washingtonit.
Presidenti Trump shtoi më tej se Princi i Kurorës “duhet të sillet mirë me të”, duke theksuar atë që e konsideronte një ndikim më të fortë amerikan.
“Ai (Mohammed bin Salman) mendonte se do të isha thjesht një tjetër President amerikan i dështuar dhe se vendi do shkonte drejt rënies. Por tani duhet të sillet mirë me mua! I thoni se bën mirë të sillet mirë me mua! Ai duhet ta bëjë!”, vijoi më tej Trump.
Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë Trump e kishte përshkruar Mohammed bin Salman si një “luftarak” në koordinim me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në kontekstin e tensioneve me Iranin. Duke folur për gazetarët, ai tha: “Ai është një luftarak. Ai lufton me ne!”.
Kujtojmë se gjatë kohëve të fundit, Presidenti Trump po përzien kritikat për liderët me komplimentet, duke theksuar se SHBA-të prisnin më shumë ndihmë nga aleatët e NATO-s në konfliktin në Iran.
gijotina.com/










