Nuk duhet lejuar që Kosova të… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk duhet lejuar që Kosova të… –

21:19 | 24/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Teksa të dyja palët duhet të ndërmarrin hapa për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, Serbia në veçanti nuk duhet të tolerohet për destabilizimin që po shkakton në rajon, duke përfshirë shkeljen e sovranitetit të Kosovës. Kështu tha kongresmeni amerikan për Bronksin, Ritchie Torres.

Në një intervistë për Euronews Albania, Torres ka folur hapur në shumë raste për qëndrimin e ashpër ndaj Kosovës në mes të tensioneve të shtuara në lidhje me Serbinë fqinje.

Në intervistën me Alice Taylor në “Inside Albania”, ai shpjegoi se Kosova është lider në demokracinë rajonale dhe nuk duhet të ndëshkohet.

“Kosova po bëhet më demokratike, ndërsa Serbia po bëhet më autokratike. Kosova është aleate e palëkundur me Perëndimin, ndërsa Serbia është në thelb një satelit në orbitën e Rusisë.”

Kur u pyet pse mendon se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë reaguar ashpër ndaj Prishtinës, Torres tha se do të dëshironte të kishte një përgjigje, por është e qartë që Perëndimi po ndjek “një qasje të njëanshme që favorizon Serbinë dhe diskriminon Kosovën”.

“Pse duhet Shtetet e Bashkuara t’i kërkojnë Kosovës të heqë dorë nga kryetarë të zgjedhur në mënyre demokratike, një akt nëpërmjet të cilit ushtrohet sovraniteti kombëtar, pa dënuar Serbinë për nxitjen e padrejtësisë në veri?”

Tensionet në veri të Kosovës u përshkallëzuan më 26 maj kur kryetarët e rinj shqiptarë të katër komunave veriore u përpoqën të hynin në zyrat komunale.

Protesta dhe dhuna shpërthyen në komunat veriore dhe mbi 30 trupa të NATO-s u plagosën, së bashku me gazetarë, protestues dhe policë.

Tensionet u përshkallëzuan edhe më tej me arrestimin e tre policë kosovarë brenda kufirit të Kosovës dhe dërgimin e tyre në Serbi, gjë që shkel drejtpërdrejt marrëveshjen e Kumanovës.

“Vëreni se si Bashkimi Europian nuk ka thënë asgjë për arrestimin e policëve kosovarë nga regjimi serb. Pra, ka perceptim të një standardi të dyfishtë brenda diasporës shqiptare dhe në mesin e zyrtarëve që e mbështesin diasporën shqiptare, siç jam unë,” tha Torres.

Ai e quajti heshtjen nga BE “të pashpjegueshme”.

“Heshtja e Bashkimit Europian është shurdhuese dhe e pashpjegueshme për mua. Çfarë do të fitojë Perëndimi nga një politikë pajtimi me një Serbi autokratike, duke izoluar Kosovën demokratike?” pyeti ai.

Torres theksoi që Kosova konsiderohet demokracia më e fortë në Ballkanin Perëndimor.

“Sipas vlerësimeve të pavarura, Kosova është kaq demokratike sa ka siguruar një grant prej më shumë se 200 milionë dollarësh nga Korporata amerikane për Sfidat e Mijëvjeçarit, që është njohje e përparimit që Kosova ka bërë drejt mirëqeverisjes, ndërsa Serbia po lëviz në drejtim krejt të kundërt,” vijoi ai.

Torres gjithashtu tha se Serbia ka refuzuar herë pas here të ndëshkojë Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin për “pushtimin e paligjshëm të Ukrainës”.

Kur u pyet se çfarë do t’u thoshte kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç nëse do të kishte mundësi, Ritchie tha: “Do ju thoja të dyja palëve të respektojnë detyrimet e tyre sipas marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, por do të isha i qartë ndaj Serbisë që nuk do ta tolerojmë aspak destabilizimin që po shkakton në veri.”/Syri

Read more

Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen fluturimet me charter nga vendet nordike! –

Provokim! Nuk është zbardhur vendimi i Kushtetueses –

Bayern Munich tronditet para ndeshjes me Real Madrid, dëmtohet ylli i sulmit –

Të Lidhura

nga 27
14:33 | 10/04/2026
0

Aeroporti i Vlorës nuk do të mund të nisë fluturimet këtë verë çka ka bërë që ndikimi i parë të...

Kërkesa për arrestimin e Ballukut nga SPAK, ja kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit –

Provokim! Nuk është zbardhur vendimi i Kushtetueses –

nga 27
14:27 | 10/04/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas njoftimit të Kryetarit të Kuvendit për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet...

14:25 | 10/04/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas njoftimit të Kryetarit të Kuvendit për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet...

Bayern Munich tronditet para ndeshjes me Real Madrid, dëmtohet ylli i sulmit –

Bayern Munich tronditet para ndeshjes me Real Madrid, dëmtohet ylli i sulmit –

nga 27
13:57 | 10/04/2026
0

Talenti i Bayern Munich, Lennart Karl është dëmtuar dhe do të mungojë në ndeshjen e kthimit përballë Real Madrid, në...

Para
Kupa e Shqipërisë/ Tirana vjen e cunguar, Egnatia me grupin e plotë –

Ka shumë motive për t’u shqetësuar, Tirana zhgënjen në derbin ballkanas -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen fluturimet me charter nga vendet nordike! –

Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen fluturimet me charter nga vendet nordike! –

14:33 | 10/04/2026
Kërkesa për arrestimin e Ballukut nga SPAK, ja kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit –

Provokim! Nuk është zbardhur vendimi i Kushtetueses –

14:27 | 10/04/2026
Kërkesa për arrestimin e Ballukut nga SPAK, ja kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit –

Provokim! Nuk është zbardhur vendimi i Kushtetueses –

14:25 | 10/04/2026
Bayern Munich tronditet para ndeshjes me Real Madrid, dëmtohet ylli i sulmit –

Bayern Munich tronditet para ndeshjes me Real Madrid, dëmtohet ylli i sulmit –

13:57 | 10/04/2026
One Albania rriti tarifat për abonetët, reagon kreu i AKEP: Po shqyrtojmë masat e mundshme

13:55 | 10/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen fluturimet me charter nga vendet nordike! –
  • Provokim! Nuk është zbardhur vendimi i Kushtetueses –

  • Bayern Munich tronditet para ndeshjes me Real Madrid, dëmtohet ylli i sulmit –
  • One Albania rriti tarifat për abonetët, reagon kreu i AKEP: Po shqyrtojmë masat e mundshme
  • 200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen fluturimet me charter nga vendet nordike! –
  • Provokim! Nuk është zbardhur vendimi i Kushtetueses –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com