Ditën e djeshme dy shtetas janë gjetur të mbytur. Njëra nga ngjarjet ka ndodhur në Divjakë kurse tjetra ka ndodhur në brigjet e lumit Seman në fshatin Arapaj në Roskovec.
Ndërkaq ditën e sotme është bërë i mundur identifikimi i viktimave.
Bëhet fjalë për Y. T., 61 vjeç, banues në Gorishan, Berat, i cili u gjet i mbytur në lumin Seman dhe personi tjetër është shtetasi M. Dh., 86 vjeç, banues në Lushnjë, që u gjet i mbytur në plazhin e Divjakës.