Njerëzit e Putin, që dyshohet se kanë fshehur paratë e tij në Panama – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njerëzit e Putin, që dyshohet se kanë fshehur paratë e tij në Panama

13:03 | 04/04/2016
në Bota
0

Një grup ndërkombëtar i reporterëve investigativë ka dokumentuar një rrjet të gjërë të transfertave të parave të dyshuara nga bashkëpunëtorët e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që kanë depozituar më shumë se 2 miliardë dollarë në kompanitë e regjistruara jashtë (offshore).

Ky informacion është publikuar në kuadër të një raporti të ri të gjërë, të quajtur Panama Papers, në të cilin shqyrtohen dhjetëra liderë botërorë dhe zyrtarë publik në gjithë botën, sistemi i transferit të parave dhe regjistrat sekretë të ndërmarrjeve, që kanë mundësuar që shuma të mëdha të parave, shpesh herë me prejardhje të dyshimtë, që fshihen nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe rregullatorët.

Të dhënat që kanë rrjedhur fillimisht ishin paraqitur nga e përditshmja gjermane, Suddeutsche Zeitung. Këto shënime pastaj ishin ndarë me Konzorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë (ICIJ), me seli në Uashington, që ka bashkëpunuar me mediat në gjithë botën gjatë periudhës njëvjeçare, për të organizuar, analizuar dhe publikuar materialet.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Në mesin e pohimeve të raportit është edhe ai se një muzikant nga Shën Petersburgu, i cili është mik i vjetër i Putinit, i ka mbledhurr 100 milionë dollarë pasuri. Ky person, së bashku me violonçelistin Sergei Roldugin, ishte pronar i 12.5% të aksioneve në një kompani që dominonte në tregun për shpallje televizive në Rusi. Roldugin po ashtu, kishte 3.2% të aksioneve në Bank Rossiya.

Kjo bankë, nga ana tjetër, ishte nën kontroll të një shoku tjetër të Putinit, biznesmenit Yury Kovalchuk, i cili së bashku me bankën, është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara, për shkak të aneksimit të Krimesë në Ukrainë nga ana e Rusisë, në vitin 2014.

Raporti thotë se Kovalçik dhe banka e tij e kanë përdorë një entitet në Qipro, i njohur si Sandalwook, për të marrë afro një milion dollarë, në kredi të pasigurta nga kjo bankë që kontrollohet nga shteti.

Këto fonde pastaj janë shfrytëzuar për të dhënë kredi me shkallë të lartë të interesit në Rusi, ndërsa një pjesë e pperfitimit ka përfunduar në xhirollogaritë e bankave në Zvicër.

Sandalwood po ashtu, kishte lidhje financiare me një qendër të skijimit në rajonin Shën Petersburg, ku vajza e Putinit, Katerina, ishte martuar, raporton Panama Papers.

Mediat ruse, po ashtu, kanë identifikuar personin Sergei Roldugin, si kumbar i vajzës tjetër të Putinit, Maria.

Shumë zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë në qeverinë e Rusisë, po ashtu, jane të perfshire në dokumentet që kanë rrjedhur.

Bashkëshortja e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, djali i ministrit për zhvillim ekonomik, Aleksei Ulyukayev, ish-zyrtari i administratës presidenciale, Ivan Malyushin, zëvendësprefekti i Moskës, Maksim Liksutov, nipi i sekretearit të Këshillit të sigurisë, Nikolai Petrushev, djali i zëvendësministrit të brendshëm, Igor Zubov, pastaj bashkëshortja e guvernatorit të rajonit Pskov, Andrei Turchak, guvernatori i rajonit Çelabinks, Boris Dubrovsky, jane të lidhur me kompani të ndryshme.

Katër anëtarë të Parlamentit të Rusisë, po ashtu, janë të implikuar.

Autorët e raportit thonë se ata kanë kërkuar koment nga Kremlini, por jane refuzuar.

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Edhe presidenti i Azerbajxhanit, i përfshirë në skandalin e llogarive sekrete në Panama

Edhe presidenti i Azerbajxhanit, i përfshirë në skandalin e llogarive sekrete në Panama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com