Një vrasje dhe një nderim malësorësh: E vërteta e mermerit në helikopterin që (s)’u rrëzua në Shkodër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një vrasje dhe një nderim malësorësh: E vërteta e mermerit në helikopterin që (s)’u rrëzua në Shkodër

09:41 | 10/04/2016
në Shqiperi
0
Homazhe te mbajtura ne Pallatin e Kongreseve, per nder te dy piloteve te Forcave Ajrore, Floran Delia dhe Donald Hoxha, te cilet humben jeten pas rrezimit te helikopterit qe drejtonin, ne Grizhe te Malesise se Madhe./r/n/r/nMembers of the Albanian guard of honour carry the coffin of Albanian army captain Florian Delia, during a ceremony in Tirana on April 7, 2016. A military helicopter Eurocopter EC145 crashed on Lake Shkoder on April 6 during a training flight, killing two pilots Florian Delia and Donald Hoxha, and injuring a third. The reasons for the crash of the military helicopter which was purchased from France in 2014, remain unknown.

Pak ditë më parë, nga rrëzimi i një helikopteri të Forcave të Armatosura në liqenin e Shkodrës, ku tragjikisht humbën jetën dy ushtarakë, gjuha e trazuar e politikës implikoi në këtë ngjarje një tjetër mision, atë të fluturimit të një helikopteri të kompanisë “Shega Trans” drejt Tropojës.

Dhe këtu është rasti për të rrëfyer “fije për pe” se ç’deshte ai helikopter atyre anëve, që vërtet bartte në bark materiale ndërtimi.

Gjelosh Rama dhe Hoxhe Zogu ne litar
Gjelosh Rama dhe Hoxhe Zogu ne litar

Kolë Adem Përpepaj e origjinë nga fshati Curraj Epër i  krahinës së Nikaj Mërturit në Tropojë, ushtarak me gradë major, në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar, si hakmarrje ndaj bashkëfshatarit të tij, patriotit dhe luftëtarit Gjelosh Ramë Mrishaj, bashkëpunëtor dhe bashkëluftëtar i Bajram Currrit, takohet rastësisht në Beograd me nipin e ekzektuesit të Gjelosh Ramës, Dervish Radin, siç thotë dhe kënga popullore. Kola futet në rrojtore dhe, kur berberi sapo i kishte rruar njërën faqe, futet Dervish Radi, që duke e kërcënuar Kolën e urdhëron të ngrihet për t’ia lëshuar vendin, por  ai me shpejtësi  nxjerr revolen dhe e qëllon tetë  herë duke e lënë vdekur në vend.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Dhe Kola, pas shumë peripecish përfundon në Amerikë, por që le një amanet: herdokur të varroset në vendlindjen e tij, në Curraj Epër.

Kalojnë vite e dekada e tashmë Kola kalbej nën dhé në Amerikë, por që të afërmit e tij nuk e lenë pas dore amanetin e të ndjerit. Me ndryshimin e  sistemit politik në Shqipëri, nipa dhe kushërinj ia sjellin eshtrat Kolë Ademit dhe e rivarrosin në vendlindje, duke habitur banorët e atyre anëve mes maleve, pasi ato erdhën në rrugë ajrore direkt nga Amerika, po me helikopter, ku në ceremoninë e rivarrimit u shtrua dhe në darkë me mbi 300 veta.

E kështu pra, vitet kaluan dhe pas dy dekadave, ditë më parë, një helikopter fluturon ultas mbi Nikaj Mertur e ndalon në Curraj Epër duke bërë dy fluturime. Kësaj radhe jo për transport eshtrash, por për të çuar atyre lartësive e thellësive materiale ndërtimi për restaurimin e varrit dhe ngritjen e një lapidari kushtuar të ndjerit

Curraj Eper
Curraj Epër

Helikopteri ishte i kompanisë “ShegaTrans” që e mori përsipër misionin e çuarjes në Curraj Epër të sasive të mermerit e çimentos, sipas kërkesës së familjarëve të të ndjerit, pasi rruga është katandisur në pothuajse e pakalueshme nga automjetet; dhe konkretisht nga vendi i quajtur Shtoj, Malësi e Madhe ku ndodheshin materialet, për në Curraj i Epërm, Tropojë.

Por ja që politizimi i çdo gjëje që ndodh në Shqipëri, bëri që trazojë në varr dhe Kolën e katandisur në eshtra, i cili për pak sa nuk është ngritur për t’i sqaruar opozitës se i kujt është helikopteri që po fluturonte drejt trojeve të tij, dhe se ç’mision kishte.

Ja dhe kënga për Kolë Ademin, por që sigurisht nuk ka asnjë lidhje me rastin në fjalë; e ndoshta kjo që ndodhi me ngatërrimin e helikopterit të “Shega Trans” dhe misionit të tij, meriton të tjera vargje shtesë nga rapsodi popullor.

Kolë Ademi djal i  ri
Ish major me gradë n’ushtri
Në  Serbi djali ka shkue
30 ditë kanë ba tuj kërkue
N’berberhane ka hi me u rrue
Dervish Radi aty ka shkue
Kolë Ademit ju ka germue,

 Çou karrigen ma lsho mue
Unë karrigen s’ta lshoj për t’gjallë

Jam djal Currajsh jam shqiptar
N’kosh djal Currajsh n’kosh shqiptar
Merrmi vesh qeto dy fjalë
Mixha  hakut ju u pat ardhë

 Ja u pat zgjatë qafën n’litar
Gjelosh Ramen ja u pat damtue

Bajram Currin ja u pat hjeksue
O ju kto punë n’i paçi marue
Djal për mrapa kanë lanë mue
Hjek alltinë e ja ka vnue
Tetë fishekë ja ka numrue
Dekun në tokë e paska lshue

 Tetë herë Kola i ra allti
Jo ma larg se bri në bri
O pse po kërset kjo pushkë n’Serbi
E dini çka ka ba vaki
Po çuditet dhe Mali Zi
Paska burra kjo Malsi
Vinë e marrin gjakun n’Serbi

Përgatiti: Gjon Neçaj – /tesheshi.com/

Etiketa: Curraj EpërDervish RadiGjelosh RamaGjon NeçajKolë Adem PërpepajkrahinëNikaj MerturiTropojë

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Shkaku i aksidentit, bishti i helikopterit

Shkaku i aksidentit, bishti i helikopterit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

18:01 | 18/12/2025
Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

17:59 | 18/12/2025
Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

17:45 | 18/12/2025
Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

17:43 | 18/12/2025
Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –

Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –

17:33 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –
  • Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –
  • Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –
  • Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –
  • Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –
  • BE bie dakord për listën e vendeve të sigurta për të përshpejtuar deportimet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –
  • Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com