Naomi Campbell i është kthyer punës së vjetër për një kauzë të mirë. Shfaqja “Fashion for Relief” ishte konceptuar të mblidhte ndihma për “Save the Children”.
“Pantera e zezë” e botës së modës nuk ishte vetëm në këtë nismë. Në krah të saj kanë sfiluar edhe modele me famë botërore, si Heidi Clum, Kate Moss, Bella Hadid, Kendall Jenner, Natalia Vodianova, Anna Cleveland, por për të miturit në nevojë, praninë e tij nuk e kurseu as Antonio Banderas.
Naomi ishte arkitektja e shfaqjes. Shoqatën e bamirësisë “Fashion for Relief” e ka krijuar para 12 vitesh dhe kjo është hera e dytë që mbledhjen e përvitshme të fondeve e zhvillon në Cannes.
Kohët e fundit, modelja vizitoi edhe një kamp refugjatësh në Jordani, ku u përlot pas takimeve me fëmijët e shpërngulur nga konflikti në Lindjen e Mesme.