Shqiptarët me diplomë zgjedhin të lënë vendin, rreth një e katërta e tyre, tregon raporti më i fundit i tranzicionit të BERZH.
Por të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se jo vetëm “truri largohet”, por emigrimi ndodh edhe nga rinia për arsye edukimi. Një në 4 emigrantë shqiptarë të moshës nën 30 vjeç po ndjekin arsimin e lartë jashtë.
“Largimi i të rinjve është largimi i ushqimit, burimit të tregut të punës, të rritjes ekonomike, të thelbit të familjes. Largimi i specialistëve është i lidhur edhe me kusht të jashtëm se ka boshllëk e në tregun ndërkombëtar, por kuptohet se ndodh për shkak të kushteve më të mira të jetesës, me siguri më të madhe, me të ardhura më shumë, me shkolla e kujdes shëndetësor më të mirë apo promovim e shpërblim për shkak të meritës”, shprehet Suzana Guxholi, akademike.
gijotina.com/








